Shpëtimi nga të nxehtit

506
Temperaturat e larta që kanë mbretëruar gjatë ditës së mërkurë kanë shtyrë shumë fëmijë që të freskohen në shatërvanin që gjendet midis sheshit të Prishtinës.
Madje të nxehtit të madh nuk i kanë rezistuar as të rriturit. Objektivi i fotoreporterit Xhemail Sllovinja ka arritur t’i kapë disa nga ta duke u freskuar me ujin që rrjedh nga shatërvani.
Ndërsa pak kalimtarë janë parë rrugëve të Prishtinës, ata pak që kanë dalur kanë përdorur ombrella. Këto i kanë përdorur më së shumti të vjetrit.
Meteorologët për sot kanë parashikuar se temperaturat do të arrijnë deri në 36 shkallë Celcius. Ndërkohë mjekët kanë rekomanduar që mos të dilet në pikun e ditës pa pasur nevojë.
Sigal