Shokojnë shkencëtarët/ Konsumi i çajit të nxehtë rrit riskun për kancer

10
Nëse jeni një konsumator i rregullt i cigares dhe alkoolit rrezikoni të diagnostikoheni me kancer të ezofagut mirëpo nëse jeni dhe një konsumator i rregullt i çajit të nxehtë atëherë shanset për tu sëmurur me këtë kancer janë edhe më të larta.
Një studim i fundit i publikuar nga agjencia ndërkombëtare për kërkimin mbi kancerin ka paraqitur dëmet që shkakton konsumimi i çajit të nxehtë.
Sipas të dhënave çaji i nxehtë rrit me 2 deri në 5 herë riskun për kancer të ezofagut.
Kjo sëmundje është konsideruar si kanceri i 8 më i përhapur në botë duke vrarë rreth 400.000 njerëz çdo vit.
Shkencëtarët shpjegojnë se një person që konsumon rregullisht duhan dhe alkool dhe çajin e pi në temperatura të larta rrit riskun për kancer.
Kjo pasi pijet shumë të nxehta dëmtojnë qelizat mbrojtëse të ezofagun duke e bërë këtë organ më të ndjeshëm ndaj lëndëve të dëmshme si alkooli dhe duhani.
Studimi sqaron se njerëzit që janë më të rrezikuar janë ata që jetojnë në vende si Rusia, Irani, Turqia dhe Amerika e Jugut pasi në këto vende çaji konsumohet gjithmonë temperaturën 65 gradë celsius.