Shkencëtarët kanadezë gjejnë kurën për kancerin e gjirit

728
jë kombinim i imunoterapisë dhe një virusi mund të trajtojë kancerin më agresiv të gjirit, ka zbuluar një studim i ri. “Studimi historik tregon se ky kombinim ka ndihmuar në trajtimin me 90% të minjve të prekur nga kanceri i gjirit trefish negativ – i përcaktuar si forma më vdekjeprurëse e këtij kanceri. Shkencëtarët kanadezë shpresojnë që ky zbulim të çojë në zhvillimin e një kure potenciale, duke qenë se probabiliteti për të mbijetuar varet nga koha kur zbulohet sëmundja. Ky studim, i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Ottawa, është vazhdim i një studimi të mëparshëm i cili ka zbuluar se injektimi i një virusi mund të trajtojë tumoret më agresive të trurit. Drejtuesja e studimit kanadez, dr. Marie-Claude Bourgeois-Daigneault, Shkencëtarët kanadezë, me në krye dr. Marie-Claude Bourgeois-Daigneault, shpresojnë që të njëjtat mekanizma të funksionojnë edhe te njerëzit që vuajnë nga kanceri, edhe pse duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të testuar këtë lloj terapie tek njerëzit. Çdo vit me mijëra njerëz në botë vdesin nga kanceri në gji.
Sigal