Shkaqet që sjellin tensionin e syrit, simptomat dhe diagnostikimi

2542
Sigal

Nëse glaukoma nuk trajtohet ajo mund të sjellë humbjen e shikimit. Pacienti nuk ndjen shqetësime, gjë që bën që pacienti ta kuptojë dëmtimin e të parit në faza të avancuara të sëmundjes.

 Kjo është java Botërore e Glaukomës (tensionit të syrit) dhe spitali Rajonal i Vlorës me drejtoreshë Bruna Mersini paraqet një informacion të detajuar rreth tensionit të syrit, simptomave, nga se shkaktohet dhe si të kujdesemi. Glaukoma (tensioni i syrit) paraqitet si një sëmundje e rende e syrit, e cila karakterizohet me dëmtimin e nervit optik dhe ngushtimin e fushës vizive që shkaktohet në radhë të parë nga rritja e tensionit te syrit. Tensioni i lartë i syrit është një nga shenjat e glaukomës. Glaukoma prek mbi 2% te popullsisë mbi 40 vjeç.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf