Shëtitjet buzë detit, sekreti për një gjumë të rehatshëm

427
Shëtitjet në breg të detit janë një mënyrë e mirë që na vjen në ndihmë për një gjumë më të mirë. Sipas studimi të kryer në Britaninë e madhe, njerëzit flenë gjysmë ore më shumë pas një shëtitje në plazh. Aroma e detit bën që të përjetojmë një gjumë më të thellë, duke u zgjuar më pas me shumë energji. Gjithashtu një mënyrë tjetër është se shëtitjet në breg të detit na bëjnë të ndjehemi të lumtur dhe të shëndetshëm. 110 britanikë u pyetën se si ndjeheshin para dhe pas udhëtimit përgjatë detit dhe se si ishte gjumi i tyre. Një prej tyre ishte prezantuesja Julia Bradbury, gjithashtu financuese e fushatës “Great British Walk”, e cila tha se udhëtimet me miqtë dhe stafin e saj të punës në plazh e bëjnë më të lumtur dhe të ketë një gjumë më te mirë. “Mund t’iu them padyshim që shëtitjet në plazh të bëjnë të flesh si një bebe,” u shpreh ajo.
Sigal