Shëruesja e fortë natyrale që rritet në Shqipëri

Pupëza ose Rudbekia është një lule në dukje e zakonshme, por në të vërtetë ka efekte shumë të fuqishme. Shkencëtarët dhe studiuesit botërorë e rendisin këtë bimë si një nga antibiotikët më të fortë natyralë.

Pupëza ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe përshpejton shërimin nga disa shqetësime shëndetësore. Ajo përdoret gjerësisht në botë për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.

Shkencëtarët e Fakultetit të Farmacisë të Universitetit të Konektikatit në SHBA kanë kryer mjaft studime në lidhje me ndikimin e pupëzës në shmangien e ftohjeve dhe gripit. Ata arritën në konkluzionin se pupëza ul rrezikun e ftohjeve me 58% tek njerëzit. Ata zbuluan gjithashtu se kjo bimë mjekësore zvogëlon kohëzgjatjen e sëmundjeve gripale me një ditë e gjysmë.