Shenjat që tregojnë mungesë të kaliumit në trup

549
Kaliumi ndihmon në forcimin e muskujve, kontrollin e lëngjeve dhe balancimin e mineraleve. Një dietë e pasur me kalium ndihmon trupin të nxjerrë jashtë sodiumin. Kaliumi ndihmon gjithashtu për uljen e tensionit të gjakut.
Duke rritur sasinë e konsumimit të kaliumit dhe ulur sasinë e sodiumit, mund të ulni rrezikun për të pësuar një goditje në tru me 21%, si dhe mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje në zemër.
Ja cilat janë disa shenjat që shfaq organizmi kur keni mungesë të kaliumit:
Jeni gjithmonë i lodhur.
Nëse nuk arrini të çlodheni dhe nivelet e energjisë janë shumë të ulëta, mund të keni mungesë të kaliumit. “Çdo qelizë në trup ka nevojë për sasinë e duhur të kaliumit që të funksionojë”, shpjegon Lauren Blake, eksperte e dietave tek Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos.
“Nëse jeni shumë i lodhur dhe kjo nuk vjen si pasojë e mungesës së gjumit, mungesa e kaliumit mund të jetë një ndër shkaktarët”, shton ajo.
Ndiheni të dobët fizikisht, ju dhëmbin muskujt.
Kaliumi luan një rol kyç në forcimin e muskujve, si të zemrës ashtu edhe të gjithë trupit. Prandaj, kur nivelet e tij janë të ulëta, ju ndieni dhimbje gjatë ditës ose kur bëni stërvitje, thotë Blake.
Ndiheni të lodhur, keni marramendje dhe ju duket sikur po ju ther trupi.
Ndjesia e therjes së krahëve apo këmbëve mund të jetë një tjetër shenjë që tregon se keni mungesë të kaliumit. Gjithashtu mungesa e këtij minerali shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin.
Keni tension të lartë të gjakut ose dridhje.
Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngushtim të mureve të brendshme të enëve të gjakut, duke puar kështu në hipertension.
Ju mund të keni gjithashtu probleme me rrahjet e zemrës, duke qenë se muskujt e zemrës e kanë më të vështirë të pompojnë gjak kur balanca mes sodiumit dhe kaliumit është jashtë kontrollit.
Ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës.
Kur keni mungesë të kaliumit, trupi e ka të vështirë të rregullojë nivelet e sodiumit dhe mund të shkaktojë fryrje barku si pasojë e kripës.
Sigal