Shenjat e dehidratimit, mësoni sa litra ujë duhet të pini sipas peshës

1207
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuan nga dehidratimi edhe pa kuptuar kjo mund të çojë në probleme serioze për shëndetin.
Nëse vuan nga hidratimi këto janë shenjat: Etje, tharje të gojës, lodhje, e stresuar dhe e irrituar, ngjyra e urinës në portokalli dhe shkuarje të rralla në tualet, tharje të lëkurës dhe humbje e elasticitetit, të vjella, dhimbje koke, probleme në frymëmarrje dhe dhimbje të muskujve.
Ndërsa kur ju keni kohë që vuani nga dehidratimi dhe nuk e keni kuptuar janë këto shenja: Etje shumë e madhe, rrahje të shpeshta të zemrës, humbje e ndjenjave, fryëmarrje e shpejtë, presion i ulët i gjakut, lëkurë shumë e thatë dhe me njolla, dhimbje të forta koke të përditshme, lëkurë ekstremisht e thatë, urinë me ngjyrë shumë të errët dhe mbyllje në vetvete.
Një test shumë i shkurtër për të kuptuar nëse vuan nga dehidratimi. Tërhiq pjesën e lëkurës në njërën dorë, nëse ajo mblidhet me shumë vija dhe zbardhet tregon se vuan nga dehidratimi. Gjithashtu nëse e tërheq lëkurën dhe ajo qëndron lart për pak sekonda, tregon qartë se vuan nga dehidratimi.
Në foton e mëposhtme do shikoni edhe se sa litra ujë duhet të pini në ditë për të luftuar dehidratimin.


Sigal