Shefi i Kirurgjisë në QSUT: S’e dimë pse tentoi të vriste veten infermierja, ja gjendja e saj

631
Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë pranë QSUT-së, Myzafer Kacaj ka folur në lidhje me infermieren, e cila ditën e hënë tentoi vetëvrasje duke pirë ilaçe.
Teksa bëri të ditur gjendjen shëndetësore të 38-vjeçares me iniciale A.P, e cila punon në repartin e Kirurgjisë, Kacaj bëri të ditur se infermierja ka dalë nga koma, por është e intubuar. Sipas tij, infermierja ishte një punonjëse e dalluar, ndërsa shtoi se stafi mjekësor nuk e di ende se çfarë ka konsumuar gruaja.
“A.P tentoi vetëvrasjen në kushtet e shtëpisë. Nuk dimë arsyen e vërtetë të tentativës për vetëvrasje. Drejtoria e QSUT ka bërë disa lëvizje”, tha shefi i Kirurgjisë.
Lajmi u bë publik ditën e sotme, ndërsa shkak i ngjarjes thuhet se është bërë një letër që infermierja kishte marrë për transferim nga Kirurgjia tek Djegie-Plastika.
Sigal