Sezon gripi – Ja mënyra më e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm

447
Sigal

Periudha kur sëmureni me grip kërkon një regjim sa më të mirë dhe të shëndetshëm ushqimor në më mënyrë që ta merrni veten sa më shpejtë. Ja çfarë duhet të keni parasysh:

Çfarë duhet të hani:
Ushqimi gjatë periudhës së gripit duhet të jetë i lehtë, i shëndetshëm dhe me shumë vitamina, prandaj shumë të rekomandueshme janë supat, të tilla si supa me perime apo supa me mish pule pa yndyrë .

Ndër produktet tejet të rekomanduar janë gjithashtu: hudhra, xinxëfilli dhe qepa të cilat kanë veti të larta antibakkteriale dhe ju ndihmojnë të rimëkëmbeni sa më shpejtë Ndër jeshillëqet shumë të mira janë: koriandra, majdanozi, nënenxhiku, spinaqi, selinoja , të cilat kanë veti të larta antoksidante dhe janë të pasura me shumë vitamina.

Ndërsa përsa i përket frutave, rekomandohen agrumet të cilat përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, të tilla si: portokollaet, kivi, limoni, mandarinat etj. Frutat mund ti konsumoni si përveç se të gjalla, edhe të shtrydhyra, pasi lëngjet e freskëta të frutave ju ndihmojnë të rikuperoni energjitë tuaja dhe të merrni shumë vitamina, [ër të cilat organizmi juaj ka nevojë gjatë gripit.

Gjithashtu shumë të rekomanduara janë edhe ananasi, pjeshka dhe molla. Vetëm mundohuni të konsumoni në sasi më të vogla frutat me përmbajtje më të lartë sheqeri, si për shembull: banania, rrushi, fiku, bostani etj.

Mos harroni të konsumoni edhe sa më shumë çajra bimorë gjatë ditëvë që jeni me grip. Çaji duhet të jetë pa sheqer, i cili mund të zëvendësohet me mjaltë dhe në të mund të përdorni kanellë, xinxëfill apo erëza të tjera natyrale të cilat, ju ndihmojnë të vini në formë sa më shpejtë.

Nga çfarë duhet të hiqni dorë:
Sigurisht që gjatë kohës së gripit ju duhet të hiqni dorë nga disa ushqime të cilat janë të dëmshme dhe mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.

Të tilla janë: kafja, pijet akoolike, ëmbëlsirat, ushqimet fast food, ushqimet me shumë yndyrë, të cilat duhet të mundoheni ti shmangni në maksimum gjatë gripit. Gjithashtu nëse jeni duhanpirës, duhet të hiqni totalisht dorë nga duhani të paktën ditët kur jeni sëmurë, pasi imuniteti juaj është i dobët dhe cigarja vetëm do ta përkeqësonte situatën tuaj.