Sëmundjet që shëron qumështi i bletës

555
Sigal

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun, enzima dhe derivatet e tyre

Ilaçi magjik

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

 Përmbajtja

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf