Sëmundjet që fshihen pas gjakderdhjes nga hunda

647
Sigal

SHKENCA/ Mos neglizhoni shenjat e para. Mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të bëhet një gjykim i shkaqeve

Gjakrrjedhja nga hunda (epistasi), më tepër se një sëmundje, është një simptomë e disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të tilla të bëhet një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyese.

Sëmundjet

Ndër sëmundjet që shoqëron shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e presionit të gjakut shoqërohet me hemorragji nga hunda. Kjo për shkak se presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të pasur kujdes nga hipertensioni.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf