Sëmundjet më të shpeshta, të veshkave

523
Sigal

KUJDES! Meshkujt janë më shumë të prekur se femrat, fillimi i sëmundjes mund të jetë i heshtur dhe pa shenja

Veshkat janë organe çift, të vendosura në  të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshke, ndodhen rreth një milionë struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve, çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Në përgjithësi ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve. Veshkat rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin, eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone si: renina që ndikon në presionin arterial, eritropoetina që nxit prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D. Në disa raste, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bie efikasiteti i tyre në eliminimin e produkteve të katabolizmit nga gjaku, si të uresë. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm (azotemia).

Sëmundjet

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf