Sëmundjet më të shpeshta të veshkave, shkaqet dhe trajtimi i tyre

591
Sigal

Sa më shpejt të diagnostikohen këto sëmundje, aq më shpejt dhe më mire ju mund të ndikoni në ruajtjen e mirë të funksionit te veshkave

Veshkat janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milionë struktura të vogla, të quajtura neurone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve, çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Në përgjithësi ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet

Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Qëllimi i trajtimit është heqja e tyre, parandalimi i infeksioneve dhe i ripërsëritjes së tyre. Meshkujt janë më shpesh të prekur se femrat. Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e baktereve ne urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt. Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf