Sëmundjet e zemrës tek gratë, simptomat dhe mbrojtja

516
Sigal

Ataku në zemër i vret gratë “në heshtje”, ndërsa stresi dhe depresioni shton riskun sidomos për gjininë femërore

Më shumë gra se burra vdesin nga sëmundjet e zemrës, edhe pse përgjithësisht besohet e kundërta. Të gjitha gratë përballen me rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Të jesh e vetëdijshme për simptomat dhe rreziqet e veçanta që këto sëmundje sjellin te gratë, si dhe të ushqehesh me dietë të shëndetshme e të bësh ushtrime, mund t’ju ndihmojë të mbroheni. Edhe pse sëmundja e zemrës është menduar si një problem që lidhet së shumti me burrat, më shumë gra se burra vdesin çdo vit nga sëmundja e zemrës. Sipas “National Heart, Lung, and Blood Institute”- (NIH), në SHBA, 1 në 4 gra vdesin nga sëmundjet e zemrës. Kjo mund të lidhet me faktin se, disa simptoma të sëmundjeve të zemrës te gratë mund të jenë të ndryshme nga ato të burrave. Për fat të mirë, gratë mund të ndërmarrin hapa të kuptojnë simptomat e tyre dhe të fillojnë të ulin rrezikun për sëmundje të zemrës. National Heart, Lung, and Blood Institute (NIH), por jo vetëm, bëjnë të ditura simptomat e atakut të zemrës te gratë dhe rrëfejnë se si ato mund të mbrojnë zemrën e tyre. Simptomat e atakut të zemrës te gratë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf