Sëmundjet e verës tek foshnjat, kujdes plazhin, vapën dhe insektet

607
Sigal

Këshillat e mjekëve për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç. Çfarë duhet të bëjnë nënat në kushtet e shtëpisë

Me rritjen e temperaturave, kanë nisur problemet shëndetësore për fëmijët, kryesisht të moshës 0-5 vjeç. Shenjat gripale, sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarretë, sëmundjet mikrobiale, që mund të shpien në komplikime. Një ndër shqetësimet që vihet re te fëmijët e moshës infantile, është ai i rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijë me temperaturë të lartë dhe me probleme serioze në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Vihen re bllokime dhe acarime, gjatë procesit të frymëmarrjes. Këto janë sëmundje virusale, të cilat shkaktohet jo vetëm prej temperaturave të paqëndrueshme, por edhe të mungesës së lagështisë së ajrit. Është e nevojshme që fëmijët e vegjël, të mbahen në ambiente të lagështa, jo të thata.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf