Sëmundjet e nënës gjatë shtatzënisë, shkak për lindjen e fëmijës nënpeshë

539
Sigal

Fëmijët e parakohshëm, veçanërisht kur pesha e lindjes është nën 1800 gram, kanë forcë të kufizuar, nuk bërtasin me gjallëri, thithin gjirin dobët dhe mezi gëlltisin qumështin

Në ditët e sotme përveç fëmijëve të shëndetshëm, lindin edhe fëmijë me peshë të vogël. Kjo peshë mund të jetë edhe nën 2500 gr dhe shkak për këtë mund të jenë faktorë të ndryshëm. Fëmija lind nën peshë në ato raste kur lindja bëhet pa mbushur nëna zgjatjen e rregullt të shtatzënisë, që është cikli 9 muajsh. Në këto raste thuhet se lindja është prematurë. Këto lindje hasen në rastet kur nëna ka pasur çrregullime, sëmundje, goditje ose lodhje të madhe fizike gjatë shtatzënisë. Në disa raste ndodh kjo lindje pa shkak të dukshëm. Shumica e fëmijëve prematurë lindin në peshën 2000-2500 gram. Këta rriten më me lehtësi se ata që lindin nën 2000 gram dhe veçanërisht nën 1800 gram. Ka raste kur fëmija lind në kohën e duhur, por me peshë nën 2500 gram. Këto lindje i takojnë më shpesh rasteve binjakë. Ndonjëherë kjo ndodh kur nëna ka pasur dobësim të fortë të organizmit gjatë shtatzënisë ose kur të dy prindërit janë të shkurtër dhe të imët në trup.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf