Sëmundja rrezikon të zhdukë bananet

654
Fruti i bananes rrezikon të zhduket…dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar këtë të keqe. Në këtë përfundim është arritur në fund të një studimi të publikuar në PLOS Pathogens, që ka konfirmuar atë që të gjithë shkenctarët i trembeshin prej kohësh.
Bimët e bananes në disa pjesë të botës po vdesin si pasojë e mutacionit të fuqishëm të Sëmundjes së Panamasë, e njohur si ‘Tropical Race 4’. Kërkuesin kanë deklaruar se kjo prishje e balancave ka filluar në Azinë Juglindore rreth 50 vjet më parë dhe është përhapur shumë kohët e fundit në pjesë të tjera të Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme, dhe Australisë dhe gradualisht do të arrijë deri në Amerikën Latine, ku rritet pjesa më e madhe.
Tashmë dihet që bananja do të zhduket…pyetja është ‘kur?’. Arsyeja pse kjo sëmundje është kaq kërcënuese për bananet, lidhet ngushtë me mënyrën si e kemi rritur dhe trajtuar frutin. Dhjetëra lloje të këtij fruti rriten në mbarë botën, të ngjashme njëra me tjetrën, sepse janë klone të njëra-tjetrës.
Fakti që shumë kompani përfitojnë për të shumëfishuar frutin me anë të teknologjisë, ka ndikuar negativisht në ekzistencën e tij 
Sigal