Sëmundja e zemrës nga diabeti, si ta parandalojmë

221

Kujdes! Vdekjet nga zemra tek të sëmurët me diabet janë katër herë më të larta se tek njerëzit normalë

 Diabeti është një sëmundje që prek një pjesë të madhe të organeve jetësore në trupin e njeriut. Por më tepër e rrezikuar është zemra, e cila preket së tepërmi edhe nga hipertensioni. Nëse diabeti melitues ose i sheqerit nuk diagnostikohet në kohën e duhur dhe nuk mjekohet mirë mund të shfaqen komplikacione serioze siç janë: verbimi, dëmtimet e zemrës, dëmtime në tru, veshka gangrena që janë shumë më të frikshme se vetë sëmundja e diabetit. Një nga komplikacionet më serioze janë komplikacionet e zemrës nga diabeti. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në njerëzit që vuajnë nga diabeti i sheqerit. Disa mënyra për ta parandaluar është mospërdorimi i konsumit të lartë të kripës, sepse ka një ndikim tepër negativ në organizëm.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf