Sekreti indian për të hequr pikat e zeza në lëkurë!

615
E kush nuk do që të ketë një lëkurë të pastër?! Pikat e zeza nuk janë asgjë më tepër se sa parazitë, që në fakt mund ta shkatërrojnë ëndrrën tuaj për një fytyrë të pastër.
Pikat e zeza janë pore të bllokuara për shkak të vajit të tepërt. Vaji prodhohet nga gjendrat tuaja të vajit, të quajtura gjithashtu gjendra dhjamore. Vaji i tepërt mund të vendoset dalëngadalë në poret tuaja dhe të forcohet. Kjo shkakton zgjerim dhe ntrashje të poreve.
Shumica e vajit të tepërt prodhohet për shkak të ndryshimeve hormonale në faza të ndryshme, si: gjatë adoleshencës, gjatë menstruacioneve, gjatë shtatzënisë, kur konsumoni shumë ushqime të skuqur, gjatë menopauzës apo kur përdorni produkte kozmetikë, të cilat kanë në bazë vaj të cilësisë së ulët.
Nëse keni pika të zeza dhe të bardha rreth hundës dhe pjesëve të tjera të fytyrës, mund t’i trajtoni pa frikë me disa ilaçe shtëpiake që në përbërje të tyre kanë vetëm përbërës natyralë. Këta ilaçe natyralë të bërë në shtëpi mund t’i heqin menjëherë pikat e zeza. Ata mund të përdoren nga çdokush, burra dhe gra apo edhe adoleshentë.
Çfarë nevojitet
Kripë
Pastë dhëmbësh
Një furcë e vjetër (mund të përdorni furçë dhëmbësh të dëmtuar)
Rrobë e pastër
Ujë i ngrohtë
Merrni një sasi të vogël pastë dhëmbësh dhe shtrydheni. Shtoni pak kripë në të dhe përziejini mirë. Pastaj vendoseni përzierjen mbi furçën e dhëmbëve. Fërkojeni shumë butësisht mbi hundë për rreth 2 minuta përpara se ta lani me ujë normal çezme.
Zhysni rrobën e pastër në ujë të ngrohtë dhe pastaj shtrydheni krejtësisht nga uji. Kjo do t’iu japë një rrobë të ngrohtë që nxjerr avull. Vendoseni në hundë dhe hiqeni pas 15 sekondash. Përsëriteni këtë veprim edhe dy herë të tjera.
Pastaj duhet ta aplikoni menjëherë pastën duke përdorur hapat e mëposhtëm:
Përbërësit
Kos
Skrab fytyre në formë dheu’
Përziejmë 3/4 lugë çaji skrab dhe 2/5 lugë çaji kos. E aplikojmë këtë përzierje mbi pikat e zeza dhe e masazhojmë lëkurën. E lëmë 10 minuta në fytyrë përpara se ta lajmë me ujë shumë të ftohtë.
Sigal