Sa ujë duhet të pi dhe pse duhet ta pi?

433
Sigal

Shpesh e gjejmë veten me gojën e thatë dhe vetëm atëherë e kuptojmë se kemi nevojë të pimë ujë. Por janë disa sinjale të tjera, të cilat tregojnë se kur keni nevojë të pini ujë, për të pasur shëndet më të mirë.
Hidratimi në mënyrë të vazhdueshme garanton shëndetin e flokëve, të lëkurës dhe thonjve tuaj.

Në rast se vazhdimisht e ndjeni veten të lodhur, nuk përqendroheni dot, mbani erë të keqe, ju dhemb koka dhe keni vështirësi të shkoni në tualet, atëherë mos i neglizhoni këto sinjale, pasi janë rastet klasike që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë.

Kësisoj duhet ta ktheni në rregull, pirjen e mbi dy litrave ujë në ditë në mënyrë të shpërndarë, duke garantuar një hidratim më të mirë të trupit.