Sa gjatë qëndrojnë drogërat në trup

Një nga arsyet se përse testet e drogës janë të rëndëishme është se jo të gjitha drogat pasi të konsumohen qëndrojnë brenda trupit në periudhë të njëjtë kohore.

Në fakt, disa nga drogat më së paku të rrezikshme siç është marihuana, që mund të zbulohet në urinë, gjak dhe flokë qëndron më tepër në trup se ato më të fuqishme si heroina e morfina.

Se sa gjatë qëndron një drogë në trup mund të lexoni më poshtë:

Alkooli
Në urinë: 3-5 ditë
Në gjak: 10-12 orë
Në Flokë: deri në 90 ditë

Amfetaminat
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: deri në 12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

Barbituratet
Urinë: 2-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Deri në 90 ditë

Kanabisi
Urinë: 7-30 ditë
Gjak: deri në dy javë
Flokë: Deri në 90 ditë

Kokaina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Mbi 90 ditë

Heroina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: Mbi 12 orë
Flokë: Mbi 90 ditë

LSD
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: 2-3 orë
Flokë: Deri në tre ditë

MDMA
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Deri në 90 ditë

Metamfetamina
Urinë: 3-6 ditë
Gjak: 24-36 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Morfina
Urinë: 2-3 ditë
Gjak: 6-8 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Me përjashtim të benzodiazepinave (p.sh. Valiumit), marihuana qëndron më gjatë brenda trupit të njeriut.

Nëse pini një cigare marihuanë ajo mund të zbulohet në urinën tuaj për shtatë deri në 30 ditë, në varësi të frekuencës së përdorimit dhe imunitetit të trupit.