Rrushi i thatë ilaç për aneminë, dobësitë seksuale dhe kapsllëkun

1093
Sigal

Rrushi i thatë ndihmon në shtimin e peshës, kujdesin ndaj syve, kujdesin ndaj dhëmbëve dhe shëndetit të eshtrave

Të mirat shëndetësore të rrushit të tharë përfshijnë përmirësimin nga kapsllëku, anemia, ethet, dobësia seksuale. Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtimin e peshës, kujdesin ndaj syve, kujdesin ndaj dhëmbëve dhe shëndetit të eshtrave. Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Të shohim veprimin magjik të tyre.

Kapsllëku: Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Anemia: Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitaminës B kompleks, të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf