Sigal

Frika, ankthi dhe çrregullimet e mendimit janë sot problemet më të shprehura të shëndetit mendor të cilat po njohin rritje çdo ditë.

Psikiatrët shpjegojnë se, “Numri ka ardhur në rritje, jo vetëm për faktin se janë rritur problemet, por edhe ndërgjegjësimi i tyre për të kërkuar ndihmë. Më tepër janë çrregullimet e ankthit.  Por nuk mungojnë dhe çrregullimet e humorit, mendimit, personalitetit, si dhe problemet e prapambetjes mendore”.

Trajtimi me medikamente është i pashmangshëm për të gjitha rastet që paraqiten tek psikiatri.

Shpesh pacientët me probleme të shëndetit mendor, duke vetëgjykuar se po krijojnë varësi ndaj medikamenteve e ndërpresin trajtimin dhe kjo sipas psikiatres është shumë e dëmshme.

“Jo vetëm që rezultati që është marrë mbetet i pjesshëm, por mund të kemi edhe rikthimin të shenjave me një rëndesë akoma më të madhe”.

Terapitë mjekësore sipas psikiatres janë të mirëpërcaktuara, ndërsa thekson se përdorimi pa kriter i medikamenteve kundër ankthit janë ato që mund të çojnë në varësi.