Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

491
Sigal

Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin
rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo
pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të
ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish,
por edhe të tjera akoma.

Por sado që
autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të
rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të
mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e
nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një
lloj molekule.

Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi
ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe
ndalohet në një vend tjetër.

Por cili është
përfundimi i gjithë kësaj çështjeje?

Natyrisht,
çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca
cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë.

Nëse nuk mund
të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e
tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti
që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi,
dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur
përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se
ndërgjegjja humbet ngadalë.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë
elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po
të përzihen.

E keqja është
se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me
pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

Sipas disa studimeve, konsumimi i
tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me
rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve
automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes. /Gazeta Telegraf/