Rreziku i pilulave dobësuese. Ekspertët: Përmbajnë kimikate toksike që ju dëmtojnë

528
Nën presionin për të pasur linjat perfekte, adoleshentët po përdorin gjithnjë e më shumë pilula për dobësim, që kanë efekte anësore dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Ilaçet e humbjes së peshës reklamohen si zgjidhje e shpejtë për humbje peshe, dhe për krijimin e figurës së përsosur. Premtimi se ato mund të japin një efekt të menjëhershëm ka bërë që adoleshentët të marrin tabletat e dietës duke mos marrë parasysh paralajmërimet që ekspertët e shëndetësisë japin për rrezikun e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar që këto shtesa përmbajnë kimikate toksike që mund të dëmtojnë hormonet tek adoleshentet, rritjen dhe shëndetin mendor. Pilulat për dobësim janë të rrezikshme tek adoleshentët, pasi ndërhyjnë në sistemin e tyre duke shkaktuar mungesë të hekurit dhe kalciumit. Sipas ekspertëve mungesa më e vogël e energjisë tek adoleshentët rezulton me probleme në zhvillim. Ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme për rrezikun që mund të shkaktojnë ilaçet e dietës, të cilat në raste ekstreme mund ta dëmtojnë rëndë stomakun, madje mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Këto pilula shpesh përmbajnë përbërës që ndalojnë shtimin në peshë, por që kanë efekte anësore, si gjakderdhja, rrahje të shpeshta të zemrës, gjendje të fikti dhe goditje në zemër.
Sigal