Rregullat e arta që duhet të ndiqni për të shfaqur muskujt e barkut

596
Mund të bëni sado ushtrime të barkut që është e mundshme, qofshin ato barkore, ushtrime plank, etj., – ndoshta edhe në atë pikën ku ju shkakton dhimbje në muskuj edhe teshtima – por nëse nuk jeni duke ngrënë siç duhet, muskujt tuaj të barkut asnjëherë nuk do ta shfaqin potencialin që kanë!
Prandaj, ju duhet të filloni të jeni tejet të disiplinuar dhe rigoroz në dietën tuaj! Ray Klerck, këshillues fitnesi i ‘Men’s Health’ tregon se çfarë duhet të gjendet në pjatën tuaj e çfarë jo për t’i shfaqur muskujt e barkut.
PESË RREGULLAT E ARTA:
Rregulli numër 1: Hani si mbret në mëngjes, si princ në drekë dhe si varfanjak në mbrëmje.
Rregulli numër 2: Konsumoni gjithsej gjashtë vakte gjatë ditës për t’i mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme, dhe gjithashtu konsumoni 3-4 litra ujë në ditë.
Rregulli numër 3: Konsumoni të paktën 150g proteinë çdo ditë përmes mishit të kuq, peshkut, pulës, vezëve, qumështit, etj. Trupi juaj shfrytëzon 20 deri në 30 për qind më shumë energji për ta tretur proteinën sesa që i duhet për tretjen e karbohidrateve.
Rregulli numër 4: Mos qëndroni pa ngrënë për më gjatë se tri orë, përndryshe trupi juaj do ta shtypë kapacitetin e vet për djegien e kalorive.
Rregulli numër 5: Mos hani asgjë pas orës 23:00!
Sigal