Risia e rradhës në Spitalin Amerikan, transplanti lamelar i kornesë

513
Ekipi i mjekëve okulistë të Spitalit Amerikan në bashkëpunim me mjekë të specializuar në transplantet e kornesë nga Universiteti i Torinos realizuan me sukses për herë të parë në Shqipëri transplantin lamellar të kornesë (në gjuhën shkencore njihet si DALK).
10 vjeçarin e fundit tendenca e klinikave okulistike moderne në kirurgjine e transplanteve korneale është orientuar drejt transplanteve shtresore, një prej të cilave është edhe DALK. DALK (Deep anterior lamellar keratoplasti) është një teknikë relativisht e re, e cila konsiston në ruajtjen e shtresës së thellë të kornesë, endoteliumit dhe zëvendësimin vetëm të shtresave sipërfaqësore të saj: epitelit dhe stromës me ind donator. Realizohet sidomos në pacientët e moshave të reja me sëmundje degjenerative të kornesë (pjesës transparente të syrit) si keratokonus i avancuar dhe prania e leukomave (cikatriceve) korneale që zhvillohen pas traumave apo infeksioneve të përsëritura të kornesë dhe që ulin ndjeshëm shikimin. 
Teknika operatore e DALK, duke mundësuar ruajtjen e një pjesë të indit korneal të vetë pacientit, është parë se redukton në masë të konsiderueshme incidencën e flakjes së transplantit, ofron kohë më të shkurtër shërimi, reduktim të ndjeshëm të refraksionit (numrit të syzeve) post-operator dhe si rezultat cilësi më të mirë të shikimit pas ndërhyrjes.
Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan, epara qendër në vend iu shërben pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me lazer, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj. Pararojë në gjithë trajtimet e syrit në të rritur e të mitur, falë ekipit profesional, kjo qendër realizon me metodat dhe aparaturat më të avancuara të gjitha llojet e kirurgjisë oftalmologjike, si dhe transplantin e kornesë në vend.
Spitali Amerikan vazhdon të provojë që mbetet lider në ofrimin e shërbimeve multidisiplinare mjekësore dhe kirurgjikale, duke ju ardhur kështu në ndihmë kurdoherë dhe me profesionalizëm pacientëve nga i gjithë vendi dhe jashtë.


Sigal