Sigal

Lëkura është e ekspozuar vazhdimisht ndaj faktorëve të shumtë dëmtues. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë ta mbrojmë atë, nëse duam të dukemi më të rinj dhe të bukur.

Megjithatë, në vend të përdorimit të produkteve komerciale mund të bëni një përzierje të shëndetshme, me përzierje të thjeshta në shtëpi, për të hequr papastërtitë e tepërta dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Një prej tyre është aspirina e cila përmirëson cilësinë e lëkurës tuaj. Ajo përmban dy komponime antipiretike të fuqishme, që ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës.
Përbërësit: 

5 aspirina

2 lugë gjelle me mjaltë

1 lugë gjelle me kos

Përgatitja:

Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë më parë, pastaj vendosni një pecetë në mikrovalë dhe ngroheni për 30 sekonda.

Aplikojeni në fytyrën tuaj për 10 minuta që të hapen poret. Shtypni tabletat e aspirinës dhe përziejeni me përbërës të tjerë.

Pastaj aplikoni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas, lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë dhe aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.