Sigal

Shkenca e mjekësisë ka bërë një tjetër hap përpara në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.

Kardiologu Benxhamin Meder ka testuar me sukses elektrodat e stimuluesit kardiak në një zemër dixhitale që rreh.

Kjo metodë e bazuar në Inteligjencën Artificiale ndihmon mjekët në mbledhjen e të dhënave të pacientit dhe saktësimin e diagnozës, për të mundësuar parashikimin me javë apo edhe muaj se cili pacient do të sëmuret.

Këto teknika janë si një GPS për shëndetin, thonë mjekët.

Në një kohë kur mjekësia është kthyer në një garë të ashpër mes gjigantëve teknologjikë të mbledhjes së të dhënave, të shumtë janë ata, kryesisht në vendet si Kina, që kërkojnë asistencën e Inteligjencës Artificiale për të analizuar rastet e tyre.

Ajo që nisi si një evolucion, por merr përmasat e një revolucioni të vërtetë, thonë studiuesit e mjekësisë teknologjike.