Reduktoni sheqerin, diabetin dhe kujdesuni për veshkat tuaja me këtë perime

695
Sigal

Chayote (një perime tropikale e ngjashme me dardhën në formë, por me kastravecin në shije) është një perime që është përdorur shumë në kuzhinën e huaj. Është shumë e njohur, sepse zakonisht përdoret nëpër sallata dhe është një shoqërues i mirë kur konsumoni mish pule ose mish viçi, dhe gjithashtu mund t’u shtohet smoothie-ve të ndryshme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Kjo perime përbëhet nga 95% ujë dhe ka nivele të arta të vitaminës C, që do ju ndihmojë të mbani në balancë nivelin e sheqerit në gjak dhe gjtihashtu lufton aneminë, falë hekurit të shumtë që përmban.

Ka shumë mënyra se si mund ta përdorni Chayotën. Ja disa nga ato:

Maskë fytyre e thatë:

Merre Chayotën dhe prijeni në gjysëm, më pas fërkoini të dyja anët e prera me njëra tjetrën deri sa të formohet një lloj paste , përzieni me pak vaj ulliri dhe aplikoeninë fytyrë. Duhet ta mbani maskën gjatë gjithë natës dhe laeni fytyrën në mëngjes. Kjo do ndihmojë në prodhimin e kolagjenit në fytyrën tuaj.

Chayote dhe ananas:

Zieni perimen deri sa të zbutet plotësisht, lëreni të ftohet dhe përzieni me ananasin. Pijeni në mëngjes për të reduktuar nivelin e lartë të sheqerit në gjak.