Receta me sheqer, për fytyrë pa pika të zeza e njolla dhe me plot shkëlqim

723
Secili nga ne dëshiron që të ketë fytyrë të pastër dhe të shndritshme por sigurisht për këtë duhet kujdes i veçantë.
Ka disa receta me sheqer, të cilat i ndihmojnë fytyrës tuaj t’i eliminojë pikat e zeza, plakjen, njollat dhe gjëra të ngjashme.
Pigmentimi dhe pikat e errëta:
Shto 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle lëng limoni dhe përziejeni mirë. Lani fytyrën tuaj dhe aplikoni masën duke e lënë për 5 minuta e pastaj lajeni me ujë të ftohtë.
Kundër plakjes: 
Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle xhel aloe vera dhe 1 lugë gjelle qumësht, përziejeni mirë. Lani fytyrën tuaj dhe aplikoni masën duke e lënë për 10 minuta. Pastaj, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Heqja e njollave të zeza: 
Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle lëng domate dhe 1 lugë gjelle mustardë. Përziejeni mirë masën dhe aplikojeni në fytyrë për 10 minuta e pastaj lajeni me ujë të ftohtë.
Pastrimi i përgjithshëm i lëkurës:
Shtoni 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle miell orizi dhe 1 lugë gjelle qumësht, përzieni ato mirë dhe aplikoni masën në fytyrë për 5 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.
Sigal