Receta festive, çfarë këshillojnë shefat?

244
Pjatat tradicionale për ndërrimin e viteve me kohën po zëvendësohen nga kuzhina gurme më e rafinuar në shije. Për ata që zgjedhin restorante, por edhe për të tjerët që e kanë pasion gatimin në shtëpi, në kemi takuar shefin e kuzhinës Dorjan Belli, i cili ka sugjerimet e veta për natën e madhe të Vitit të Ri. Një antipastë, shportë rose me krem portokalli dhe pjata kryesore fileto viçi me salcë vishnje dhe patate të montuar. Si rrallë ndonjëherë, shefi na zbulon sekretet e kuzhinës së tij. “Pjata e parë që unë sugjeroj është një antipastë, është një fileto rose, me salcë portokalli pikante, vendosur në një shportë flete orizi me sallatë dhe fruta ekzotike. Fileto viçi e mbështjellë me krem fistiku, salcë vishnje dhe asparak dhe krem patate montuar me krem djathi”, këshillon shefi Dorjan Belli