Qënka e rrezikshme të rrish në borë pa syze?

469
Sigal

Vetëm një ose dy orë qëndrim në borë pa syze mjaftojnë për shfaqjen e verbërimit nga bora, i cili, si reaksion i vonuar shfaqet vetëm 6-12 orë pas ekspozimit, tregojnë ekspertët

Verbëria nga bora shfaqet për shkak të rrezatimit ultraviolet, i cili në male është shumë më i lartë (refleksioni është trefish më i fuqishëm se në sipërfaqen e detit).

Personi me verbëri nga bora ka sy të skuqur dhe shikim të mjegulluar, ndien gërvishtje dhe dhembje në të dy sytë, madje fillon edhe t’i pengojë drita.

Nëse ju ndodh diçka e tillë, vendosni kompresa të ftohta uji në sy.

Nëse bartni lente kontakti patjetër hiqni dhe mos i vini derisa të qëndroni në male. Në të kundërtën, lentet  e kontaktit mund të çojnë deri në dëmtimin e kornesë, gjë që do të ngadalësojnë shërimin e syve.

Për të shpejtuar shërimin, në sy duhet vënë lot artificialë për njomje të syve, të cilët përshpejtojnë epitelizmin e sipërfaqes së dëmtuar.