Psikologët arrijnë të përllogarisin faktorin e humorit

624
Pas ndjenjës se diçka tingëllon komike, qesharake, naive ose absurde, fshihet shumë më tepër sesa thjesht një sens humori i dikujt: është një matematikë komplekse. Të paktën kështu besojnë një ekip psikologësh
Janë një grup fjalësh në çdo gjuhë qoftë, që do mjaftonin të na bënin t’ia plasnim gazit. Psikologët, megjithatë, ia kanë hyrë punës e kanë përllogaritur faktorin e humorit të shprehjeve që në dukje janë të pakuptimta ose tërësisht absurde. Lajmi tjetër në këtë mes, është se metoda e përdorur mund të ishte e dobishme edhe për shumë sipërmarrje e strategji marketingu.
Pas ndjenjës se diçka tingëllon komike, qesharake, naive ose absurde, fshihet shumë më tepër sesa thjesht një sens humori i dikujt: është një matematikë komplekse. Të paktën kështu besojnë një ekip psikologësh. Se çfarë bën që një grup fjalësh të tilla të kthehet në një shaka plot ndikim në humorin e njerëzve, ata e kanë matur e sjellë si një studim të veçantë në “Journal of Memory and Language”.
Ekipi i studiuesve kryesuar nga Chris Westbury në Universitetin e Albertas, në Kanada, ka analizuar për këtë qëllim me metoda statistikore, kombinacionet e germave në fjalët e gjuhës angleze. Ata kanë përdorur një masë që tregon se sa largohet një fjalë e caktuar nga fjalori i përdorimit të përditshëm – dhe kanë dëshmuar se kjo masë përshkruan edhe masën e shakasë që ajo përmban.
Shkak për gjykimin e saktë të fjalëve e murmuritjeve, apo “dërdëllitjeve” në dukje pa kuptim, ishte një efekt të cilin kërkuesit e kishin vënë re në një studim të mëparshëm mbi shqetësimet gjuhësore (afazinë) duke e pagëzuar atë si efekti “Snunkoople”.
Pjesëmarrësit në test duhej t’u vinin në dispozicion atyre disa fjalë të renditura në mënyrë të rregullt e me kuptim. Kur ata nisën ta lexonin fjalën e dhënë si një “snunkoople” (diçka absurde, dërdëllitje, fjalë pa kuptim), ata ia nisën të argëtoheshin.
Kërkuesve u interesonte nëse kjo sjellje do të ishte diçka e matshme, ose e parathënë. Westbury dhe kolegët e tij e kishin vënë në dyshim entropinë si një masë të përcaktuar matematikore për t’u marrë në konsideratë, një nocion në fakt i huazuar nga fizika.
Entropia përshkruan se sa e mirërenditur, sa e parashikueshme është një fjalë e caktuar. Sa më i pazakontë të jetë kombinacioni i germave, siç është për shembull në fjalën “finglam”, aq më e ulët është entropia e saj në krahasim me një fjalë si “clester”. Kombinacioni i saj i fjalëve, është më i mundshëm për një fjalë në gjuhën angleze.
Në teste, pjesëmarrësit krahasuan dy fjalë të mirëmenduara dhe vendosën se cila prej tyre i dukej më me humor. Për fjalët e tjera, ata duhej të përcaktonin një shkallë, për të parë se sa humoristike ju dukej ajo. Dhe në fakt: ka pasur një sjellje direkte, lineare, të shakasë dhe entropisë.
“Për të përcaktuar se fjalë të veçanta përmbajnë humor, nuk është diçka surprizuese në thelb”, sqaron Westbury në një video. “Por, të zbulosh se ka një lidhje të matshme mes kuptimshmërisë së tyre specifike dhe faktorit të humorit që sjellin, është një gjetje interesante”. Ndër fjalët veçanërisht gazmore renditeshin shprehje si “subvick”, “howaymb”, “finglam”, “himumma” dhe “quingel”.
“Përgjegjës për këtë, mund të ishte një cenim i pritshmërive”, pretendon psikologu Westbuy. Ai mbështetet në këtë pretendim te filozofi Arthur Schopenhauer, i cili qysh në shekullin e 19-të, e karakterizonte humorin si një lloj cenuesi të pritshmërive.
“Sa më i madh të jetë ndryshimi mes entropisë së dy fjalëve, aq më e mundshme është që personat në test të vendosin, se çfarë presim prej tyre”, shpjegon autori kryesor i studimit. Personi më emblematik i marrë në studim, vendosi në 92 për qind të rasteve sipas entropisë. Për një eksperiment psikologjik, kjo vlerësohet se përbën një saktësi të pazakontë.
“Humori vetë kësisoj mund të kishte një sens, për të matur distancën gjuhësore”, spekulojnë disa kërkues shkencorë. “Ne tregojmë se ndjenja se një fjalë tingëllon komike, në të vërtetë është një përllogaritje probabiliteti”.
Por metoda në fjalë nuk mund të ndihmojë duke e parë vetëm si një instrument për terapitë gjuhësore. Ajo mund t’i kursente industrisë shuma të mëdha parash në mbarë botën. Për të marrë vesh se çfarë na duket e çuditshme dhe se si ndikojnë te ne fjalët, për firmat e koncernet e mëdha, shkakton ndërkaq shumë kosto. Në mbarë botën, derdhen miliona për agjencitë dhe të ashtuquajturat “Naming Companies” për përpunimin dhe përzgjedhjen e emrave ose batutave reklamuese.
Ato gjejnë nocionin që tingëllon në mënyrë më optimale, e që i shkakton konsumatorit efektin më të drejtë, më goditës. Emri i ri “Evonik” për koncernin minerar gjerman “Ruhrkohle AG” për shembull, para pak viteve, i solli gjetësit të emrit, Manfred Gotta, më shumë se 100.000 euro.
Në këtë proces, nuk hyn në punë vetëm të qenët kreativ. Kërkuesit e tregut dhe sondazhet, psikologët dhe linguistët, japin gjithashtu kontributin e tyre. Atyre mund t’i ndihmonte kjo metodë në matjen e fjalëve dhe algopritmeve rreth parametrave humoristikë të emrave e logove.
Sidomos emra që tingëllojnë shumë gazmorë, mund të filtroheshin e të dilnin menjëherë në krye të listës – duke depërtuar kësisoj në bazat përkatëse të të dhënave në shumë gjuhë, e arritur kësisoj shumë tregje. Nëse emri për një pastë dhëmbësh për shembull, apo për një veturë, i bën njerëzit të qeshin gjithandej në botë, këtë tashmë gjetësit e emrave, mund ta përcaktonin shumë më shpejt e më saktë.
Sigal