Pse themi “Shëndet” gjithmonë pas teshtimave?

464
Sigal

E keni menduar ndonjëherë se e vetmja fjalë që i themi dikujt pasi ka teshtirë është shëndet? Po arsyen pse themi vetëm këtë fjalë e keni menduar?

Të gjitha studimet takohen në një ide të vetme: Duke thënë “shëndet” kemi mbrojtur njeriun që teshtin nga “vdekja e mundshme”, pasi në këtë çast zemra ndalon.

Ç’është teshtima dhe ç’lidhje ka ajo me zemrën?

Teshtima konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës. Është një sjellje instiktive që shërben për të pastruar hundët nga pluhuri dhe mbeturinat.  Pra, kur diçka ju irriton brenda hundës tuaj, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pastaj kontraktoni & çlironi me shpejtësi muskujt. Atë ndjesinë që vjen pas e dimë të gjithë.

Frymëmarrja e thellë (ajo para teshtimës) aktivizon një nerv të gjatë  të quajtur “vagus” (nervi që lidh trurin me trupin). Përveç përgjegjësive të tjera, ky nerv i çon zemrës sinjale të veprojë më ngadalë. Prandaj, në disa njerëz frymëmarrja para teshtimës aktivizon këtë nerv i cili bën që zemra të mos rrahë normalisht.