Pse nuk duhet ta përdorim letrën e aluminit, ja rreziqet që shkakton në organizëm

1037
Alumini është metali më i bollshëm në planet. Ai është i pranishëm pothuajse kudo duke filluar nga letra e varakut që mbështjellim ushqimet dhe deri tek deodorantët dhe antidjersat.
Ndryshe nga metalet e tjera, trupi i njeriut nuk ka nevojë për alumin dhe për këtë arsye ai nuk është në gjendje që ta përpunojë këtë mineral. Nëse ai akumulohet në trup mund të shkaktojë probleme serioze në mëlçi, tiroide, veshka dhe mushkëri.
Alumini mund të shkaktojë dëme në sistemin tuaj nervor qendror. Kjo është vërtetuar në faktin se ekspozimi i aluminit tek fëmijët mund të çojë në autizëm. Fëmijët marrin nivele të larta të aluminit në ujin e pijshëm, gjë e cila mund të çojë në sëmundje të veshkave, kockave, trurit etj. Tek të rriturit ekspozimi i tepërt ndaj aluminit mund të çojë në deficite neurologjike të lidhura me sëmundjet si Alzheimer.
Sipas studimeve thuhet se alumini mund të shkaktojë dëme të rënda në tru dhe çrregullime të shumta neurologjike. Alumini eliminon magnezin, kalciumin dhe hekurin nga trupi. Është mirë që të mos e përdorni shumë letrën e aluminit për të mbështjellë ushqime. Përveç se ato e humbasin shijen fillestare mund të absorbojnë alumin. 
Sigal