Pse nuk duhet ta mbajmë teshtimën?!

584
Teshtima është një fenomen natyror që u ndodh të gjithëve, ndërkohë vëmë re se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Ndërkaq mjekët mendojnë ndryshe në lidhje me këtë veprim, ato e cilësojnë si të gabuar faktin qëshumë persona e mbajnë veten për të mos u dëgjuar teshtima. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës, duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe, viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.

Mjekët këshillojnë të vërehen mirë sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë, duhet mjeku. Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve. Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bënë imun ndaj të tjerave. Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktarë sëmundjesh
Sigal