Pse gjysma e vezëve na dalin të prishura

503
Frigoriferi është i dizajnuar vetë, duke na treguar pak a shumë përmes ndarjeve se si duhet ti fusim ushqimet. Cilat në katin e parë, e cilat anash. Një ndër ndarjet anash derës është bërë për të vendosur vezët, madje dallohet fare lehtë nga forma që tregon se aty duhet të fusim vezët. Por një lajm i fundit tregon se të vendosim pikërisht aty vezët, është gabimi më i madh.
Në fakt fajin nuk paskemi ne por ata që kanë krijuar frigoriferin. Sa herë hapim derën e frigoriferit, vezët ekspozohen nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës. Për këtë shkak gjysma e vezëve na dalin të prishura, për të mos thënë të gjitha. SipasVlatka Lake, eksperte e produkteve ushqimore thotë se vendi ku vendosim vezët zakonisht i prish ato.
“E hapim shpesh herë frigoriferin dhe ekspozimi i vezëve ndaj temperaturës së ambientit e më pas të frigoriferit pothuajse gjatë gjithë kohës bën që vezët të prishen. Në vend të kësaj, Lake thotë se temperatura ideale për të mbajtur një vezë të freskët është 20 gradë ndërsa pozicioni duhet të jetë ndoshta në fillim, të mbuluar nga produkte të tjera para tyre.
Ajo thotë se një vezë nuk mund të konsumohet më nëse e nxjerrim nga frigoriferi dhe nuk e gatuajmë për rreth 30 minuta. Nëse do ta provosh, mos guxo. Një helmim nga veza të çon në spital.
Sigal