Proteza falas edhe për pacientët e Neurokirurgjisë në QSUT

510
Sigal

Pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore përfitojnë proteza falas. Ky shërbim që ofrohet për herë të parë në Shqipëria ka filluar prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses pesë ndërhyrjet e para.
Shef i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, Fatos Olldashi, u shpreh se protezat janë të një cilësie lartë dhe ndihmojnë edhe në fazën e rikuperimit të pacientit.
Fatos Olldashi: “Përdoren në të sëmurë që pësojnë aksidente, me sëmundje me tumore. Kryesisht në spitalin tonë përdoren tek të sëmurët me trauma”
Ministri i Shëndetësisë ka takuar pacientët që kanë përfunduar ndërhyjre të tilla dhe u shpreh se në këtë spital do të ketë një investim prej 1.2 mld lekë.
Vetëm në një vit, mjekët kryejnë 150-200 raste me trauma të tilla. Deri tashmë të sëmurët kanë blerë vetë protezat me një kosto të lartë, ndërsa aktualisht ky shërbim ofrohet falas.