Prof. Tritan Kalo: Pse fshihet partneriteti publik-privat në rastet e epidemive?

32

 “PPP = Përgjegjësi – Publik – Privat” për mbarëvajtjen
e Shëndetit të Popullit. Përderisa me konçension iu deleguan paratë dhe shërbimet
privatit si për “check-up:, hemodializën, sterilizmin e instrumenteve
kirurgjikale, ekzaminimet laboratorike klinike e biologjike, si dhe të tjera në
radhë për t’u konçensionuar, DUHEJ t’i përcaktohej po ashtu edhe përgjegjësia
Sektorit Privat për përballimin e situatave të emergjencave epidemiologjike.
Apo “frutat” t’i vjelë dhe t’i shijojë Sektori Privat dhe “dhëmbët” t’i mpihen
vetëm Sektorit Publik. Shëndetësia FALAS nuk ka të bëjë me vendin, se ku ajo ofrohet,
por me mënyrën financiare të mbulimit të saj. Meqenëse Shteti = Qeveria e ofron
atë FALAS, pse duhet të mbingarkohen në këtë valë “epidemie të gripit” sikundër
na thuhet, se ndodhemi, vetëm Spitalet si dhe Shërbimet Parësore Publike, ndërkohë
që spitale e klinika private gëlojnë me shumicë mbi tokën e Shqiptarëve? … “Qari
dhe qederi janë motër e vëlla” – thotë një fjalë e urtë e jona. Pra, “Përftimi
si dhe Përgjegjësia nga Paratë Publike duhet të jetë e njëjtë” edhe për
fituesit e PPP-ve, Sektorin Privat të Shërbimit Shëndetësor, dhe jo Përgjegjësia
të bjerë vetëm e vetëm mbi Sektorin Publik, ky qëndrim është, sa logjik dhe
juridik, po aq edhe praktik….Së fundmi për ta ngrohur sado pak mjedisin socio-politik
të vendit në këto ditë te acarta dimri, do të uroja me plot gojën: ”Suksese në
jetë dhe të shkuara nga Gripi Populli im!” i sëmurë shpirtërisht, i dele-zuar
sociologjikisht, i hashashizuar mendërisht dhe i politizuar deri në qelizën e
fundit, POR aspak perspektivisht i ndriçuar për atë që të takon të marrësh nga
kjo jetë!!!!

Menjëherë pas
shkrimit të publikuar nga njëri prej ikonave të mjekësisë shqiptare dhe
talenteve të saj, reagojnë qytetarët në mbështetje të ideve të Prof. Kalos.

E.R/ Doktor Tani
ky intelektual brilant, mjek i ndershëm dhe punëtor, me eksperience brenda dhe
jashtë vendit, mbaruar me medalje ari, specializuar në Francë, njeriu që i
kupton problemet e shëndetësisë më mirë se çdo individ tjetër në atë sektor
edhe me këtë postim ka goditur në shenjë. Po mirë more zoti Kryeministër që
premtove, se do rregullojë shëndetësinë dhe nuk bëre asgjë, po si nuk more
mundimin njëherë të këshilloheshe me doktor Tanin për problemet e një sistemi që
ka qenë dhe është në koma? Po si nuk more mundimin ta ftoje për një kafe dhe të
bisedoje me një mjek si Tani që e njeh sistemin në çdo hallkë? Kryeministër e
kishe doktorin shume afër 3 shkallë më tutje, se apartamenti ku jetoje, bile
nuk kishe nevoje t’i telefonoje. Të shkojë dhe t’i trokisje në derë. Ju të
Rilindjes, jo vetëm keni dështuar me programin që i premtuat popullit, por bëtë
edhe një “krim” tjetër mënjanuat intelektualët më të shquar të së
majtës, shkolluar në perëndim që kontribuan në fitoren e PS-së dhe e mbushët
partinë me “provincialë” që nuk dinë shkrim dhe këndim.

 

R.C “Suksese
në jete dhe ruhuni nga Gripi
https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/fcb/1/16/1f641.png🙁
sepse shëndetliga publike ka mërdhihur brinjë më brinjë”

 

F. B. Profesor
Ndoshta qeveritarët e kanë thënë Shëndetësi falas duke menduar, se ata vetë nuk
paguajnë asnjëherë, i mendojnë edhe popullin si veten vetëm për këtë moment. Ne
spitalet private në Shqipëri nuk paguan asnjë Qeveritar dhe familjar i tyre.
Kjo është Realiteti,

 

B. Z. I. I
nderuar Profesor, si edhe më herët, shkrimet, analizat dhe postimet tuaja, jo
vetëm janë tejet të sakta, por edhe shumë dashamirëse dhe atdhetare. Sistemi ynë
i shëndetësisë është bërë shërbimi parësor i pasurimit të miqve afër qeverisë.

 

B Ll. Ju përshëndes
profesor, je brilant, por mjerë ata që vetëm bejnë like dhe nuk e lexojnë ose
nuk e kuptojnë, se aq mend kanë…janë miopë, nuk e kuptoj përse humb kohë t’i
sqarosh.

R. H Jam shumë e
bindur që doktori i nderuar do diagnostikonte mrekullisht çdo infektim që ka
prekur çdo hallkë të sistemit shëndeetësor…
Por kanceri që është lejuar të mbillet e të rritet në këtë sistem, është pak si
zor të dominohet vetëm nga një doktor…

Reagimit   dhe politizimit që  një lexues bëri në adresë të  statusit të Profesorit , iu përgjigjën  shumë të tjerë, por që me edukatë dhe etikë  Profesor Kalo iu përgjigj edhe vetë profesori
duke saktësuar :

Tritan Kalo:  Zoti Poci, ju këshilloj ta mbushni më mire poçin
me dituri dhe jo me mesime të PS-së, të PD-së apo të LSI-së etj. LEXOJENI me
shume kujdes ato që unë shkruaj, para se të merrni kohën e çmuar si timen po
ashtu edhe të ndjekësve të mi me fjali të pa bukta. BEHET fjala për ndarje përgjegjësish
njëlloj sikundër ndahen edhe përftimet, dhe këtë nuk e bej as unë dhe askush
tjetër përveç politikbërësve të këtij vendi, qartë! ATA dhe vetëm ATA janë përgjegjës
para Popullit të tyre, para Ligjit dhe para Perëndisë në lidhje me mbarëvajtjen
e punëve në këtë vend. PSE janë të mosndërgjegjshëm dhe të mospërgjegjshëm në
atë lartësi që ua kerkon funksioni, të cilin kanë  kryer paraardhesit e tyre dhe po kryejnë sot këta
POLITIKBËRËS, andaj edhe jemi këtu ku nuk duhej të ishim edhe pas 25 vitesh
TRANZICION. Mua nuk më intereson shumë, nëse keta politkanë drejtues e kane
emrin Sali, Fatos, Ilir, Edi, Luli, Fatmir, Saimir, Erion, Jozefina, Nard,
Monika, Majlinda etj, ajo që unë kërkoj është mbajtja dhe kryerja me seriozitet
shoqëror dhe ligjor i detyrave funksionale të postit, për të cilat ata paguhen
me taksat tona.

E.
C.
Populli im; i sëmurë shpirtërisht; i delezuar sociologjikisht; i
hashashizuar mendërisht; por aspak perspektivisht i ndriçuar për atë që të
takon të marrësh nga kjo jetë.- Percaktimi mëi kthjellet për shqiptarët. –
Gjykimi i kthjellët nuk ndodh shpesh në këtë vend. Ndaj ju komplimentoj
sinqerisht dhe përulësisht Prof.Kalo.

I.Sh. Prof.
Kalo, Shkrimi tuaj tepër korrekt. REFORMA në shëndetë si një dështim
spektakolar i këtyre marifetxhijve. Por për fat të keq haraçi i deshtimit
paguhet nga njerëzit e thjeshtë dhe të varfër.

D.
P
. Mallkuar qofshin ata Politikanë që shrytëzojnë postin dhe tallen me
djersen e popullit