Prof. Tritan Kalo: Pse fshihet partneriteti publik-privat në rastet e epidemive?

 “PPP = Përgjegjësi - Publik - Privat” për mbarëvajtjen e Shëndetit të Popullit. Përderisa me konçension iu deleguan paratë dhe shërbimet privatit si për “check-up:, hemodializën, sterilizmin e instrumenteve kirurgjikale, ekzaminimet laboratorike klinike e biologjike, si dhe të tjera në radhë për t’u konçensionuar, DUHEJ t’i përcaktohej po ashtu edhe përgjegjësia Sektorit Privat për përballimin e situatave të emergjencave epidemiologjike. Apo “frutat” t’i vjelë dhe t’i shijojë Sektori Privat dhe “dhëmbët” t’i mpihen vetëm Sektorit Publik. Shëndetësia FALAS nuk ka të bëjë me vendin, se ku ajo ofrohet, por me mënyrën financiare të mbulimit të saj. Meqenëse Shteti = Qeveria e ofron atë FALAS, pse duhet të mbingarkohen në këtë valë “epidemie të gripit” sikundër na thuhet, se ndodhemi, vetëm Spitalet si dhe Shërbimet Parësore Publike, ndërkohë që spitale e klinika private gëlojnë me shumicë mbi tokën e Shqiptarëve? ... “Qari dhe qederi janë motër e vëlla” – thotë një fjalë e urtë e jona. Pra, “Përftimi si dhe Përgjegjësia nga Paratë Publike duhet të jetë e njëjtë” edhe për fituesit e PPP-ve, Sektorin Privat të Shërbimit Shëndetësor, dhe jo Përgjegjësia të bjerë vetëm e vetëm mbi Sektorin Publik, ky qëndrim është, sa logjik dhe juridik, po aq edhe praktik….Së fundmi për ta ngrohur sado pak mjedisin socio-politik të vendit në këto ditë te acarta dimri, do të uroja me plot gojën: ”Suksese në jetë dhe të shkuara nga Gripi Populli im!” i sëmurë shpirtërisht, i dele-zuar sociologjikisht, i hashashizuar mendërisht dhe i politizuar deri në qelizën e fundit, POR aspak perspektivisht i ndriçuar për atë që të takon të marrësh nga kjo jetë!!!!

Menjëherë pas shkrimit të publikuar nga njëri prej ikonave të mjekësisë shqiptare dhe talenteve të saj, reagojnë qytetarët në mbështetje të ideve të Prof. Kalos.

E.R/ Doktor Tani ky intelektual brilant, mjek i ndershëm dhe punëtor, me eksperience brenda dhe jashtë vendit, mbaruar me medalje ari, specializuar në Francë, njeriu që i kupton problemet e shëndetësisë më mirë se çdo individ tjetër në atë sektor edhe me këtë postim ka goditur në shenjë. Po mirë more zoti Kryeministër që premtove, se do rregullojë shëndetësinë dhe nuk bëre asgjë, po si nuk more mundimin njëherë të këshilloheshe me doktor Tanin për problemet e një sistemi që ka qenë dhe është në koma? Po si nuk more mundimin ta ftoje për një kafe dhe të bisedoje me një mjek si Tani që e njeh sistemin në çdo hallkë? Kryeministër e kishe doktorin shume afër 3 shkallë më tutje, se apartamenti ku jetoje, bile nuk kishe nevoje t’i telefonoje. Të shkojë dhe t’i trokisje në derë. Ju të Rilindjes, jo vetëm keni dështuar me programin që i premtuat popullit, por bëtë edhe një "krim" tjetër mënjanuat intelektualët më të shquar të së majtës, shkolluar në perëndim që kontribuan në fitoren e PS-së dhe e mbushët partinë me "provincialë" që nuk dinë shkrim dhe këndim.

 

R.C "Suksese në jete dhe ruhuni nga Gripi https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/fcb/1/16/1f641.png:( sepse shëndetliga publike ka mërdhihur brinjë më brinjë"

 

F. B. Profesor Ndoshta qeveritarët e kanë thënë Shëndetësi falas duke menduar, se ata vetë nuk paguajnë asnjëherë, i mendojnë edhe popullin si veten vetëm për këtë moment. Ne spitalet private në Shqipëri nuk paguan asnjë Qeveritar dhe familjar i tyre. Kjo është Realiteti,

 

B. Z. I. I nderuar Profesor, si edhe më herët, shkrimet, analizat dhe postimet tuaja, jo vetëm janë tejet të sakta, por edhe shumë dashamirëse dhe atdhetare. Sistemi ynë i shëndetësisë është bërë shërbimi parësor i pasurimit të miqve afër qeverisë.

 

B Ll. Ju përshëndes profesor, je brilant, por mjerë ata që vetëm bejnë like dhe nuk e lexojnë ose nuk e kuptojnë, se aq mend kanë...janë miopë, nuk e kuptoj përse humb kohë t’i sqarosh.

R. H Jam shumë e bindur që doktori i nderuar do diagnostikonte mrekullisht çdo infektim që ka prekur çdo hallkë të sistemit shëndeetësor...
Por kanceri që është lejuar të mbillet e të rritet në këtë sistem, është pak si zor të dominohet vetëm nga një doktor...

Reagimit   dhe politizimit që  një lexues bëri në adresë të  statusit të Profesorit , iu përgjigjën  shumë të tjerë, por që me edukatë dhe etikë  Profesor Kalo iu përgjigj edhe vetë profesori duke saktësuar :

Tritan Kalo:  Zoti Poci, ju këshilloj ta mbushni më mire poçin me dituri dhe jo me mesime të PS-së, të PD-së apo të LSI-së etj. LEXOJENI me shume kujdes ato që unë shkruaj, para se të merrni kohën e çmuar si timen po ashtu edhe të ndjekësve të mi me fjali të pa bukta. BEHET fjala për ndarje përgjegjësish njëlloj sikundër ndahen edhe përftimet, dhe këtë nuk e bej as unë dhe askush tjetër përveç politikbërësve të këtij vendi, qartë! ATA dhe vetëm ATA janë përgjegjës para Popullit të tyre, para Ligjit dhe para Perëndisë në lidhje me mbarëvajtjen e punëve në këtë vend. PSE janë të mosndërgjegjshëm dhe të mospërgjegjshëm në atë lartësi që ua kerkon funksioni, të cilin kanë  kryer paraardhesit e tyre dhe po kryejnë sot këta POLITIKBËRËS, andaj edhe jemi këtu ku nuk duhej të ishim edhe pas 25 vitesh TRANZICION. Mua nuk më intereson shumë, nëse keta politkanë drejtues e kane emrin Sali, Fatos, Ilir, Edi, Luli, Fatmir, Saimir, Erion, Jozefina, Nard, Monika, Majlinda etj, ajo që unë kërkoj është mbajtja dhe kryerja me seriozitet shoqëror dhe ligjor i detyrave funksionale të postit, për të cilat ata paguhen me taksat tona.

E. C. Populli im; i sëmurë shpirtërisht; i delezuar sociologjikisht; i hashashizuar mendërisht; por aspak perspektivisht i ndriçuar për atë që të takon të marrësh nga kjo jetë.- Percaktimi mëi kthjellet për shqiptarët. - Gjykimi i kthjellët nuk ndodh shpesh në këtë vend. Ndaj ju komplimentoj sinqerisht dhe përulësisht Prof.Kalo.

I.Sh. Prof. Kalo, Shkrimi tuaj tepër korrekt. REFORMA në shëndetë si një dështim spektakolar i këtyre marifetxhijve. Por për fat të keq haraçi i deshtimit paguhet nga njerëzit e thjeshtë dhe të varfër.

D. P. Mallkuar qofshin ata Politikanë që shrytëzojnë postin dhe tallen me djersen e popullit