Prof. Dr. Kim Drasa/ Marijuana rrit rrezikun e tumorit të Testikujve

839
Sigal

Të rinjtë dhe adoleshentët, të mos përdorin marijuanën as për hobi

( Urolog)

Në maj të 2013 isha në specializim Urologjie, në spitalin kryesor të Los Angeles ,USC Instituti i Urologjisë. Ky spital merrej me të gjitha patologjitë  tumoroze. Aty u paraqit një studim i ri prej USC Noris, i cili kishte zbuluar lidhjen midis përdorimit të Marijuanës dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të  tumorit testicular subtipe. Kjo patologji ka një prognoze shumë të keqe. Shoqata Amerikane e tumorit, theksoi që zbulimet në këtë pikë sugjerojnë që marijuana ka ndikim shumë të madh në shkaktimin e një  tumori testikular shumë të fuqishëm. Kjo duhet të kihet parasysh jo vetëm në rastin personal kur një person vendos dhe fillon të përdori marijuanën, por dhe në rastet kur marijuanën jemi duke e përdorur për qëllime terapeutike, në pacientët e rinj meshkuj. Tumori testikular është tumori më i zakonshëm në meshkujt, në moshën 15 deri 45 vjeç. Malinjiteti i këtij  tumori po bëhet më tepër i zakonshëm dhe për këtë arsye duhet të bëhen sa më shumë studime për të zbuluar shkaqet e panjohura rrethanore. Prof. Ass. Victoria Cortessis në Keck School Medicine, Los Angeles, specializuar në fushën e mjekësisë parandaluese, studioi bashkë me kolegët e saj ndikimin e substancave argëtuese në jetën e njeriut. Ky grup studimor vështroi në retrospektive përdorimin e substancave argëtuese ne 163 meshkuj të rinj, të diagnostikuar me  tumor testikular dhe i kanë krahasuar këta me 292 meshkuj të shëndetshëm të së njëjtës moshë dhe race. Investigimi zbuloi që meshkujt me histori të përdorimit të marijuanws ishin dy herë më të rrezikuar për të krijuar forma subtype të tumorit testikular të quajtura Jo-Seminoma dhe tumore të qelizave mikse embrionale. Këto tumore zakonisht ndodhin tek meshkujt në moshën më të re (në adoleshencë) dhe këto mosha kanë prognozë shumë më të keqe se sa Seminomat Subtype. Këto zbulime u konfirmuan nga dy raporte të kohëve të fundit ku theksojnë që ka një lidhje shumë të fortë midis përdorimit të marijuanws dhe tumorit Testicular. Këto studime gjithashtu paraqesin që akoma nuk është zbuluar se si ndikon Marijuana në stimulimin e Karcinogjenezës Testikulare. Gjithashtu, ata mendojnë që ky  tumor shkaktohet duke vepruar përmes Sistemit Endokanabinoid- rrjetin Qelizor, si përgjigje ndaj Ingredienteve (përbërësve)aktiv të marijuanës. Kjo mendohet se ndodh, thekson Prof. Ass Victoria, nga që ky sistem ka rol kryesor në prodhimin e Spermës. Këtu dua të theksoj se, këshilla e fundit është: “Të rinjtë, aq me tepër adoleshentët, të mos fillojnë të përdorin MARIJUANËN as për HOBI.