Prof. Dr. Kim Drasa/ Ç’është Neuro-Urologjia, Vezika Urinare Nënaktive dhe Dëmtimet e Sistemit Nervor Periferik

1062
Sigal

Kontrollet urodinamike janë pjesë esenciale e diagnostikimit neurourologjik. Neuro-Urologjia duhet të eci më tej urodinamikës.

Prevalenca dhe incidenca e disa sëmundjeve neurologjike është e lartë dhe çrregullimet neurodegjenerative siç është sëmundja Alzheimer, do të vazhdojnë të rriten më tepër në kursin e vazhdimit të plakjes së popullsisë dhe kështu tepër e më tepër pacientët neurologjik do të kërkojnë konsultime dhe menazhime nga profesionistët Neuro-Urolog. Neuro-Urologjia po kalon një zhvillim të shpejtë me një dinamikë të lartë dhe të dyja specialitetet janë të lidhura si një urë në aspektet e diagnostikimit dhe menaxhimit neurologjik dhe urologjik. Sëmundjet renale zakonisht përfundojnë drejt kondicioneve dhe komplikacioneve urologjike siç është: 1) Mbiaktiviteti i detrusorit me ose pa dysynergia e sfinkterit të detrusorit 2) Presioni i larte i detrusorit 3) Vezike urinare me performancë të ulur (nën aktivitet) 4) Refluksi uretero-renal 5) Formimi i gureve dhe 6) Infeksione urinare të përsëritura, janë përgjegjese për më tepër se 40% të vdekjeve mbas dëmtimit të kordës spinale.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf