Prof. Dr. Ilia Larti: E drejta e mendjes!

814
Po!E drejta e mendjes është një detyrë e përhershme e çdo qenieje njerëzore që e quan veten të lirë. Ose duke u shprehur më mirë: E ka të drejtën e mendjes çdo njeri që ndien ndaj vetvetes-detyrën që t’i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda një shoqërie s’mund të kuptohet e drejta pa detyrën dhe interesin, duke u parë në dritën e shtetit demokratik, atij ligjor dhe të gëzimit të lirisë.
Në këtë kontekst, çdo pjesëtar i shoqërisë e ka të drejtën e mendjes, pra, të mendimit të tij individual, brenda grupit, komunitetit dhe pse jo dhe për gjithë shoqërisë. Një nga simptomat më karakteristike të krizës së sotme shoqërore, që po kalojnë njerëzit, është edhe aktiviteti në fushën ekonomike dhe shoqërore që ka të bëjë me të drejtën e mendjes, që të japë mendime të mira e deri racionale, për ta kuptuar, vlerësuar, parandaluar dhe kaluar krizën. Ku mendja të mos fokusohet vetëm te pyetjet, kritikat, kërkimi i përgjegjësisë tej., por të pasohen, dhe me analiza, ballafaqime, refleksione dhe rrugët sa më efikase e sa më afat shkurtra për ta kaluar atë. Çdo njeri mendon, shprehet dhe përcjell një vendimmarrje, duke pasur një mendje të tijën. Ka njerëz që thonë dhe nga dy-tre mendje apo mendime që mund të jenë dhe vendimmarrje: duke thënë që zgjidhni e merrni…!Sigurisht alternativa më e saktë është e dallueshme, por nga ana tjetër është e vështirë apo e zorshme të gjesh një mendje për të qenë..! Kjo është më se e vërtetë duke iu referuar përvojave dhe historive të jetës, por edhe studimeve të mjaft, filozofëve, sociologëve, psikologëve e tej. kjo është mjaft e komplikuar dhe sidomos në periudha krizash, të jetës shoqërore, ku vihen re mjaft mendje dhe specialistët me të drejtë e quajnë si një fazë të shkurdisjes shoqërore. Në këtë kuptim shtrojmë pyetjen: a ka të drejtë çdo njeri të ketë një mendje të tijën? 
Njeriu duhet të jetë i lire duke pasur një mendje apo mendimin e tij, sigurisht me ndjenjën e përgjegjësisë në interes të shoqërisë.
Kjo nga ana tjetër nuk është detyrë që, çdo njeri duhet ta kryejë me patjetër dhe sigurisht për këtë ai as ndëshkohet dhe as përbuzet, por dhe nuk i kërkohet llogari..! Por gjithsesi, e drejta e mendjes është një detyrë dhe përgjegjësi morale e çdo njeriu, që e sheh se mendimi apo mendja e tij, mund të kontribuojë, në zhvillimin dhe përparimin si dhe ecjen përpara të shoqërisë. Kjo do të thotë se: çdo njeri është i lire të ketë një mendje, duke e vlerësuar këtë të drejtë me ndjenjën e përgjegjësisë së kësaj mendjeje në interes të shoqërisë. Kur, kjo ndjenjë mungon, e drejta bie poshtë, siç bie edhe disku i peshores kur s’ka një peshë analoge në diskun tjetër, sepse mendja nuk është vetëm një mendim, një ide, një kuptim që kemi formuar vetëm për veten tonë, por ajo sipas vlerës, i shërben një komunitetit pse jo dhe një shoqërie e më gjerë. Për këtë qëllim duhet edhe mendja, që ajo të bëhet udhëheqëse e rregullt, për të menduar dhe për të vepruar. Sigurisht, një mendje vlerash për të tjerët që ta dëgjojnë e ta ndjekin pas. Çdo mendje është dëshmia e një të vërtete që del nga eksperienca vetjake e njeriut, por patjetër me përmbajtje dhe vlera shoqërore. Vlera dhe fuqia e saj është mjaft kuptimplote. Madje, mendja quhet si një cek që iu jepet të tjerëve që ta thyejnë në një bankë. Që të japim një çek duhet të kemi kredi në bankë, e cila i rregullon kreditë tona sipas depozitave ose sipas garancisë që kemi dhënë, sepse e drejta e mendjes shumë here ka nevojë edhe për garanci. Përgjithësisht, edhe shoqëria vepron si bankat: e rregullon kredinë e mendjes së çdo njeriu, duke formuar një hierarki. Hierarkia shoqërore, veç të tjerave, do të thotë edhe këtë që: cilët njerëz në shoqëri e kanë të drejtën e mendjes më parë dhe cilët e kanë radhën më pas…!? Në këtë kontekst pyetjen e parë do ta shtronim duke thënë se: duke dëgjuar një mendje, do të thoshim: se kush e thotë..? Jo se kush gjendet pas saj dhe as nga rutina, por që të dimë se ç’rëndësi ka ajo..? Një mendje nuk gjykohet vetëm nga shtrimi i problemit apo mendimit, por edhe nga përmbajtja e saj dhe sidomos nga vlerat që ka dhe a ndihmon në zgjidhjen e problemeve sa ekonomike dhe shoqërore..? Kjo mënyrë mundet të mos jetë më e mira, por është me e sigurta, se çdo mendje është si thika me dy presa: mund të shpëtojë, por mund edhe të të presë. Vlerat e një mendjeje mund të jenë dhe frymëzuese të një njeriu qe ndjen ose mban barrën e përgjegjësisë së saj dhe mbrohen nga njerëzit me jetën e tyre, sepse burojnë nga një besim i thellë. Por ka edhe nga ato mendje që barrën e përgjegjësisë se mbajnë dot dhe quhen mendje të gabuara, që nuk përballen dhe s`jetojnë me realitetet, Këto janë gabimet jetike…! Por ka edhe mendje të drejta, te cilat humbasin kot, sepse baballarët e tyre i hedhin në rrugë si djem të gjetur. Të gjithë kanë te drejtë të bëjnë djem; po vlejnë vetëm ata që janë të zotë t’i rrisin djemtë e tyre.
3. Në shoqërinë e sotme demokratike, duhet të vlerësohen vlera intelektuale, niveli profesional dhe figura e pastër morale e fokusuar te përgjegjësia e mendjes
Të gjitha shoqëritë e të gjitha kohërave janë përpjekur të formojnë një hierarki të tillë: që të kenë mendje vetëm ata që janë të atij niveli dhe shkalle që të formojnë një mendje pjellore e të siguritë dhe të mundin që të garantojnë rrjedhimet e saj drejt zhvillimit dhe realizimit të saj. 
Në kohët e vjetra shoqëritë i vinin gardhe të drejtës se mendjes, duke marrë si kriter: moshën, farefisin, pasurinë, sipas kohës dhe kushteve të jetës. Asnjë nga këto kritere s’ka qenë i përsosur. Të gjithë këto kanë krijuar padrejtësi, sepse siguria që jepnin nuk ishte e plotë.
Në shoqëritë e sotme s’ka më të tilla gardhe. Jo se nuk ndihet nevoja e hierarkisë shoqërore, por se këtë hierarki e mbështesin në të çmuarin e vlerës vetjake të çdo njeriu, pa gardhe shoqërore. Është e vërtetë se kriteret e vjetra vazhdojnë pjesërisht dhe sot të formojnë hierarkinë shoqërore… mosha, farefisi, pozita, pasuria… po në shoqërinë e sotme s’qëndrojnë më në këmbë, veç moshës deri në një farë pike. Sot çdo njeri ka të drejtë të ketë një mendje. Por s`duhet harruar se edhe e drejta paguan taksë. Madje, tani detyra është më e rëndë. Në qofte se herën tjetër për shkak të moshës, farefisit, pasurisë, njeriu mund të fliste e të dëgjohej. Ndërsa sot, në shoqërinë e sotme, njeriu më parë e mbi të gjitha duhet të ngrejë lart dhe me duart e veta tribunën ku do qëndrojë që të thotë mendjen e tij. Kështu kuptohet e drejta e mendjes së shëndoshë në shoqërinë e sotme demokratike, ku vlerësohet vlera intelektuale, niveli profesional dhe figura e pastër morale e fokusuar te përgjegjësia e mendjes;duke e shprehur atë hapur, në mënyrë sa më realiste, me përkushtim e ndjenjë të lartë shoqërore, deri diku kjo është e pranueshme, por ngelet akoma shumë për të bërë duke iu referuar vendeve perëndimore më të përparuara .
Çdo mendje a mendim përmban në brendësi kurdoherë: kërkesat, detyrat dhe të drejtat, sikurse dhe interesat, si një rregull shoqëror që të arrijë të bëhet një udhëheqës i denjë shoqëror. Pra, që njeriu të thotë një mendje apo mendim, më parë duhet ta bindë veten me kthjelltësi se e ka këtë te drejte dhe pastaj t’ua mbushë mendjen të tjerëve t’ia njohin këtë të drejtë.
A e gëzojmë të drejtën dhe lirinë që na takon….!?
Është dëshirë themelore e çdo qenieje të ruajë ekzistencën personale. Në këtë kuptim synimi më legjitim i njeriut është ai për sigurinë. 
Të vetmet cilësi, me të vërtetë njerëzore të njeriut në gjendje natyrore dhe ato më vendimtare janë: liria dhe aftësia e përsosjes ku njeriu është krijesë që: Evoluon, ndryshohet dhe bën progres…Përparon duke zhvilluar pandërprerë potencialet e tij, në anë të të cilave gjendet arsyeja. Sipas Spinozës; “ E drejta e tij shtrihet deri aty ku shtrihet fuqia e tij” dhe kjo do të thotë se, është forca ajo që vendos dhe jo e drejta..! kjo teori në të vërtetë, ka të bëjë vetëm me interesin fondamental dhe legjitim të individit, por nuk e konsideron të drejtën në kuptimin e vërtetë juridik të fjalës. Në këtë aspekt pa dëshiruar ta ruajmë nocionin e së drejtës natyrore dhe në se i barazojmë të drejtat e njeriut, mund të mbështetemi në lirinë dhe “nacionalitetin” e njeriut. Nga një anë, në pajtim me Kantin, liria është e vetmja e drejtë e lindur, të cilën e ka individi. Por kjo është një e drejtë absolutisht fondamentale në atë kuptim që ajo është kusht për t`i arritur të gjitha të tjerat, pronësinë, lirinë, komunikimin tej., që ekzistojnë vetëm për qeniet e lira. Vetëdija e individit, për detyrën, dëshirat, pasionet, angazhimet për të bërë diçka në interes të vetes dhe të të tjerëve apo më gjerë gjithë shoqërisë, duhet të respektohet si një obligim ndaj lirisë së tjetrit, sikurse liria dhe dinjiteti i qenies racionale. Kjo kërkon që tjetrin kurrë të mos e shikojmë si mjet, por si subjekt, pra si qenie për të cilën arsyeja e ekzistencës në vetë atë dhe jo në përdorshmërinë e tij, kur është në shërbim të tjetrit. Por duke arritur të drejtat njerëzore racionale sipas Kantit, ku njeriu i drejtë është ai që ua pranon, nuk jua cenon të drejtat të tjerëve, kjo ka të bëjë me vetëdijen e secilit njeri që ai në këtë mënyrë respekton vetveten. Me fjalë të tjera, “të drejtat njerëzore”, për nga natyra e tyre bazohen në ndershmërinë që ka individi për dinjitetin e vet. Në qoftë se të “drejtat e njeriut”, janë të drejta të tjetrit, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë edhe të miat, por nëse janë dhe të miat, ato janë nga që unë jam i ngjashëm me të tjerët, jo natyrisht në kuptimin e psikologjisë apo të biologjisë, por nga se janë qenie të arsyeshme. Personi tjetër ka të drejtat e tij, sepse është i njëjtë me mua si person dhe të drejtat e tij janë edhe të miat sepse unë jam si ai. Të drejtat qytetare dhe politike kërkojnë që të gjithë qytetarët të gëzojnë të njëjtat liri. Të drejtat shoqërore, kërkojnë reduktimin e pabarazisë së situatave. Një nga të drejtat bazike, sociale për secilin njeri, për veç vetë lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi për të shprehur dhe ushtruar lirinë në fushën intelektuale. Është e nevojshme që individët të integrohen në shoqëri, duke i lidhur të drejtat sociale (barazinë e gjasave, minimumin e sigurisë reale dhe morale), me punën e cila për të pasur rezultate, nuk bën të jetë e imponuar, por duhet të përgatitet si detyrë dhe interes. Respektimi i të drejtave të njeriut në gjerësinë e vet nuk nënkupton vetëm një kërkesë morale të bazuar në arsye por edhe nevojën shoqërore dhe llogari politike. Themeli i të drejtave të njeriut ka të bëjë me respektin e pakushtëzuar të personit
Sigal