Prof. Asc. Dr Kim M.Drasa: Meshkujt pas 50-60 vjecc nësë bëjnë fëmijë, probabiliteti është të dalin autik

1539
Sigal

  Prof. Asc. Dr Kim M.Drasa: Autizmi, shkak baballarët e moshuar

Flet për gazetën telegraf rreth fëmijëve autikë dhe shkaqet e shakatimit të saj, Prof. Asc. Dr Kim M.DRASA ( Urolog & Sexolog ), President i Shoqatës së Urologëve & Sexologëve Shqiptarë “Prof.Dr Kim Maksut Drasa”, nga pjesëmarrja e tij, si anëtar i Shoqatës Urologëve Amerikanë (AUA) në kongresin vjetor të AUA- Orlando,Florida,maj 2014.

Problem i madh dhe i cili merret në studim rregullisht,  është diskutimi dhe zgjidhja e dëmtimit të fertilitetit dhe barrierave mbrojtëse, të cilat ndodhin në aftësinë e riprodhimit tek burrat e moshuar. Të dy problemet e ndërthurura, si ulja e fertilitetit dhe rreziqet për të ndodhur anomali tek fëmijët, kanë si bazë disa komponentë genetik të lidhur midis tyre. Ndërsa një burrë vjetërsohet në moshë, paraqet një rënie, dobësim e keqësim në sasinë e spermës, në cilësinë dhe në forcën e spermës. Këto çrregullime mund të pengojnë baballarët për të bërë fëmijë. Barrierat e tjera për këtë problem përfshijnë ndryshimet hormonale dhe ndryshimet në sjelljen seksuale. Kur ne flasim për fuqinë (forcën e spermës), duhet të kuptohet që jemi duke biseduar rreth fragmentimit të ADN.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf