Probleme me ciklin menstrual që nuk duhen lënë pas dore

605

Vonimi dhe
mosardhja e periodave janë simptoma që nuk duhen injoruar kurrsesi.. Vonesa e
periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja e madhe, mund të
jenë shenja të diçkaje më serioze.

Sigal

Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha të lini një
takim me gjinekologun.

Vonesë të ardhjes së ciklit
menstrual

Nëse cikli menstrual ju është
vonuar 2 herë ose më shumë (dhe e dini se nuk jeni shtatzënë), kjo mund të ketë
ndodhur për një sërë arsyesh jo fort të mira, shkruan Gazeta Shendeti.

Shkaktarët mund të jenë:
çrregullimi hormonal, probleme me tiroidet, e keni tepruar me stërvitjen ose
dietën, stresi ose menopauza e parakohshme. Pa perioda, në pjesën e brendshme
të mitrës mund të fillojnë të formohen qeliza jo normale një gjendje
potencialisht parakanceroze)”, thotë Sharon Mass, një asistent profesor klinik
obstetrikë dhe gjinekologjik në ‘Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë’
së Neë Jersey.

Në këtë rast, përveç kontrollit të
legenit, mjeku duhet t’ju rekomandojë të bëni edhe analiza gjaku për të
kontrolluar nivelet e hormoneve, për ndonjë sëmundje të tiroideve, sindromën
policistike të vezoreve (gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të
androgjenit ose hormoneve mashkullore) dhe menopauzë të parakohshme.

Dhimbje intensive të papritura
ose përkeqësim të tyre

Nëse nuk mund t’i duroni më
dhimbjet dhe doni vetëm që të vdisni në ato momente apo të hiqni vezoret në
mënyrë kirurgjikale, mund të jeni duke vuajtur nga endometrioza.

Endometrioza është një gjendje në
të cilën qelizat që rriten brenda mitrës fillojnë të rriten edhe jashtë sa,
duke shkaktuar kështu dhimbje të shumta të legenit.

“Simptomat mund të fillojnë në çdo
kohë, por shumica e grave që janë diagnostikuar me këtë kanë një histori të
periudhave të dhimbshme që nga mosha e re,” thotë Mass.

Njolla midis periodave

Nëse keni hemorragji të vogël mes periodave,
kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të
kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek
doktori. Kjo mund të nënkuptojë se ju keni një cist në mitër apo polip, tumor
fibroz, një infeksion (si vaginoza bakteriale).

Gjakderdhje të rënda ose
perioda që zgjasin më shumë se 10 ditë

Çfarë është “gjakderdhje e rëndë”,
saktësisht? Në thelb, në qoftë se ju nxirrni jashtë përdorimit një tampon në
një orë ose më pak, ju jeni një kandidate. Kjo mund të sinjalizojë një problem
mjekësor (të tilla si tumor fibroz, polipe ose endometrioza, në të cilin indi
nga veshja e brendshme e mitrës rritet në sipërfaqe të saj), e mund të
shkaktojë anemi, shpjegon Nanette Santoro, profesoreshë dhe drejtuese e obstetrikës
dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kolorados në Denver.

Simptoma të padurueshme para se
t’ju vijnë periodat

A jeni si një përbindëshe e vërtetë
para se t’ju vijnë periodat? ‘Ky mund të jetë çrregullim paramenstrual
Dysphoric (PMDD)’, thotë Michele Curtis, një profesor i asociuar i obstetrikës
dhe gjinekologjisë në Universitetin e Teksasit ‘Houston Medical School’.
Simptomat përfshijnë  ngrënien pa qenë të uritura, humor me ndryshime
ekstreme, ankth të rëndë, zemërim dhe ndjenja jashtë kontrollit. Këto simptoma
kanë tendencë të zbuten sapo ju vijnë periodat, por nuk janë një tregues i
mirë.

Çrregullim të hormoneve

Ndodh që gjërat të përkeqësohen
edhe më shumë sesa thjesht përballja me periodat. Nëse vuani nga astma ose
sindroma e irritimit të zorrës dhe jeni shumë keq gjatë ciklit menstrual ose
pra tij, nuk është koincidencë.

Është një fenomen i quajtur
“zmadhim para ciklit menstrual” në të cilin një sëmundje (si dibaeti,
depresioni dhe artriti) mund të përkeqësohet edhe më shumë para ciklit
menstrual, dhe kjo falë hormoneve.

Flisni me mjekun që t’ju rrisë
dozën e mjekimeve para se t’ju vijë cikli, kështu do të ndiheni më mirë.