Problematikat shqetësuese të kolonës vertebrale te fëmijët

944
Asllan Kasa 
Raiftësues fizik
Mjeshtri i Madh i Punës
Hyrje
Duke parë problematikën shqetësuese që paraqitet sot tek fëmijët dhe të rinjtë, vendosa të jap kontributin tim modest në deviacionet e kolonës vertebrale të tyre. Dinamika e jetës sot kudo ka evoluar, duke përjashtuar rastet e sëmundshmërive të ndryshme që edhe ato duhen eliminuar me forma, medikamente e terapi të ndryshme. Desha të ndaloj më shumë tek rastet që ne vetë i kalojmë tek fëmijët tanë me indiferencë dhe mosinteresim për këto probleme. Shumë prindër i stimulojnë fëmijëve të tyre përdorimin me orare të zgjatura të kompjuterit, telefonin apo shikimin e televizorit në pozicione jo normale, si shtrirë apo anash, duke kthyer kokën për një kohë të gjatë. Shtojmë pastaj edhe mësimet ulur keq, shtrirë apo duke mbajtur trupin shumë mënjanë apo të lakuar. Lexojnë shumë afër librit, mbështeten e shkruajnë brinjas e tjerë. Vërejtjet këtu shpesh mungojnë, për arsye të ndryshme shto pastaj edhe çantat e rënda të librave që sot po bëhen problematike për këto dëmtime. Mendoj se Ministria e Arsimit Rinisë e Sporteve duhet të mendojë dhe të marrë masa për këtë problem që po bëhet çdo ditë e më serioz. Duhet të shikohet volumi dhe madhësia e teksteve, pesha e tyre. Mbase duhet vërejtur dhe mundësia e një sistemi 2 orësh i një lënde në program. Ka dhe mundësi sistemi dublimit të librave-shkollë-shtëpi-shënohen të dhënat në një fletore. Megjithatë mundësia më e mirë është pjesëmarrja në aktivitete fizike, ku nxënësit, instruktorët e prindërit t’i rekomandojnë ushtrimet sipas defektit të kolonës dhe të mundohen të pakësojnë kohën e kompjuterëve, telefonave, televizorit, pozicioneve jo të favorshme e tjera .

Artani me shpinën shalore (Kifoza)
Si zakonisht tre shokët ishin nisur për në shkollë, shtëpitë i kishin fare pranë njëri-tjetrit. Ata kalonin gjithmonë para portës sime. Artanit çanta i shkonte gjithmonë prapa, kur e mbante me dorë të shtrirë. Më bëri përshtypje ky djalë i sjellshëm që gjithmonë përshëndeste buzagaz. Gjoksi i rrinte pak para, krahët pak të gjatë i vareshin prapa, barku i dukej pak para, ndërsa vithet i shkonin prapa. More Artan, – i fola një ditë. – A e do fizkulturën? E dua xhaxhi,- u përgjigj gjithë gëzim. Ai e dinte që unë isha mësues i edukimit fizik e merresha edhe me traumat sportive. Me zë të mekur shtoi: Unë në vrapim lodhem shumë shpejt. Mos u mërzit, ne do bisedojmë pak,- i thash. Po kur shkruan apo lexon si qëndron,- e pyeta. Gjithnjë më flet mamaja, se karrigen e vendos shume thellë tavolinës, sa buzët e tavolinës më prekin gjoksin. Mua kështu më duket se e kam më drejte trupin . Artan, mamaja ka të drejtë, ashtu nuk qëndrohet në tavolinë, e as në bankë. Vendosja duhet të jetë e tillë që buzët e tavolinës mos të prekin gjoksin e të mos qëndrojmë shumë larg kur shkruajmë e lexojmë. Por, ç’është më kryesorja që të mos lodhesh kur vrapon, luan duhen: Krahas aktiviteteve të tjera duhet të merresh në mënyrë graduale edhe me aktivitete sportive. Por, më parë duhet të zhvillosh disa ushtrime fizkulturore. – Mirë xhaxhi, por pas mësimeve në kohën time të lirë. Sigurisht në fillim do t’i mësojmë e zhvillojmë së bashku e më vonë do i shkruajmë e do i aplikosh vetë. Duhet ditur se ushtrimet nuk zhvillohen menjëherë pas buke. Ne i aplikuam disa herë së bashku, pastaj i shkrova programin. Ulemi mbi thembra, krahët shkojnë para – poshtë – mbrapa mundohemi të prekim gjunjët me supet, koka zgjatet para 5-8 herë. Ulemi, këmbët e shtrira të hapura anash-kapim ose tentojmë të kapeni shputat me duar e përkulemi fortë para 5-8 herë. Ulur në gjunjë të përthyer kapim përsëri shputat i tërheqim lartë nga brenda tentojmë të prekim supet – respektivisht 5-8 herë. Në këmbë, bëhet hap me të djathtën e thellëthyer, krahët shkojnë lart, këmba e majtë është e shtrirë. Përkulim trupin e kokën tek gjuri i djathtë, krahët shkojnë poshtë, prapa sa më lartë. Ky veprim bëhet edhe me këmbën tjetër, përsëritet 4-6 herë. Kapet kërciri i djathtë me dy duar, nga qëndrimi në këmbë i përkulur e tërhiqeni deri në pikën e lejuar të dhimbjes (fillimin), ky veprim bëhet edhe me këmbën tjetër 5-8 herë. Shtrirë në shpinë preket dyshemeja me sa më shumë pjesë të trupit, bëjmë frymëmarrje të thellë e qëndrojmë 30-50 sekonda . Përkulemi para nga pozicioni në këmbë, prekim dyshemenë pa i thyer gjunjët, bëhet 5-8 herë. Në këmbë shtrihen krahët fortë para, mundohemi t’i bashkojmë para krahët deri tek bërrylat, bëjmë veprime sikur presim topin e volejbollit me dy duar nga poshtë shoqëruar me përkulje vetëm të gjunjëve kjo 8-10 herë. Nga qëndrimi në këmbë vendosim 0,5 m-përpara dy pesha rreth 1,5-2 kg. I kapim njëkohësisht me krahë të shtrirë i çojmë anash këmbëve poshtë prapa e kthim bëhen 4-6 herë. Kërcejmë lehtë këmbët dhe krahët anash. Pa i thyer gjunjët prekim këmbën e majtë me dorën e djathtë e anasjelltas 6-8 herë. Bëhen vargje me dy duar e lëvizje anësore e rrethore me këmbët si dhe mesin 8-10 herë çdo anë.

l) Pishinë ose det, ecje në ujë deri në fyt paralel me bregun i shoqëruar e pastaj më i vlefshëm është notimi stil shpine 4-6 minuta.

2) Vrapim i lehtë në bare ose tek rëra e lagur buzë detit apo kudo për rreth 12 minuta çdo 2 ditë. Artan apo kushdo duhet të mos harrojmë qëndrimin në bankë, evito kohëzgjatjen në telefona e kompjuterë, televizorë shiko me qëndrimin korrekt jo i shtrirë me jastëk të lartë. Mundohu të marrësh pjesë në aktivitetet tuaja sportive. Mos u ndaj nga lojërat, shëtitjet ekskursionet e bashkëmoshatarëve, natyrisht në mënyrë graduale pa harruar mësimet. Duaje më shumë vetveten, luftoje çdo mangësi fizike mos e lejo të zmadhohet. Duhet të dish se ligji kryesor biologjik është “Një ind që lëviz ka jetë, zhvillohet e forcohet falë lëvizjes, Ndërsa kush nuk lëviz atrofizohet hollohet e keqësohet”. 

Shpina me përkulje anësore e Ardit (Skolioza)
Ardi kishte shumë frikë nga uji. Ai edhe në plazh mezi vinte. Dielli shkëlqente valët e shkumëzuara të detit, ai vazhdonte të ecte i vetmuar. Shokët të gëzuar hidhnin stërkala përpjetë e notonin drejtë një varkë që po e vozisnin miq të tyre. Ardi si gjithmonë me kokën nga e djathta, ku shpesh e mbështeste mbi supin e djathtë, ndërsa shpina anohej majtas, ai ecte në rërën buzë ujit. Mundohej i gjori djalë të merrte drejtqëndrim, por më kot, ai pa vetëdije prapë merrte pozicionin si më parë, ku dallohej edhe supi i majtë më lartë se i djathti. I kujtohej që në vogëli ishte sëmurë disa herë e kishte shkuar shumë herë edhe në spital. Akoma qëndronte me triko leshi në mish. Kur filloi shkolla, kjo gjë i ra në sy mësuesit të fizkulturës. Filloi të merrej me Ardin në mënyrë të rregullt. Meqë plazhi mbaroi sezonin, mësuesi këmbënguli dhe e mori disa herë në pishinë së bashku me shokët e klasës. Filloi t’i dalë frika e ujit, pas disa ditësh futej në pishinë me shokët. Ndërsa mësuesi i bënte ushtrime edhe të ujit edhe riaftësuese për skoliozën. Ardi e kuptoi se noti dhe ushtrimet në ujë po i bënin shumë mirë për defektin e tij. Këmbëngulja e mësuesit dhe shokëve të Ardit, bindën edhe gjyshen se gjithçka bëhej për të mirën e Ardit. Ai tani filloj të merret dhe me shumë ushtrime fizkulturore si dhe të jetë pjesëmarrës aktiv në shumë aktivitete sportive e mësimore. Ai tani jo vetëm që nuk mbante më triko në mish, por luan dhe noton me shokët baras me ata. Luan shumë mirë basketboll e volejboll. Tani nuk i duket më njeri sup me poshtë se tjetri, si dhe kokën nuk e mban më djathtas, por në qendër. Ai u thoshte shokëve e shoqeve – ju falënderojë shumë për ndihmën që më keni dhënë. Por, e pazëvendësueshme është puna e mësuesit të fizkulturës që punoi aq shumë me mua. Unë ushtrimet e tij i bëjë çdo ditë në 2-4 seanca. Dhe ushtrimet që bëjë janë: Qëndroj drejt e përkulem majtas e kokën e çoj majtas 8-10 herë. Tenton vazhdimisht ushtrimet e qafës, e kryesisht duke punuar e çuar kokën majtas 8-10 herë. Rrotulloj kokën nga të dy anët, majtas pak më fortë 8-10 herë. Bëj edhe urën nga pozicioni shtrirë në shpinë, duke çuar sa më shumë kokën majtas 8-10 herë. Eci me topin në kokë, si dhe bëjë lojëra me kokë e godas nga e djathta topin duke e dërguar djathtas 20-30 herë. Kërcej për të prekur lartësi djathtas me dorën e majtë e koka majtas 10-12 herë. Varem në hekur apo pemë e bëjë ulje e ngritje e tërheq më shumë me dorën e majtë 4-6 herë. Bëja në dyshek kapërdije para – mbrapa duke çuar kokën majtas e ulur supin e djathtë 6-8 herë. Në ujë i bëja të gjithë stilet e gjithmonë tërhiqja më shumë me dorën e djathtë e kokën gjithmonë majtas, notimin e bëja me ndërprerje 6 x 2 minutash. Në basketboll stërvitesha me të dy duart, por gjuajtjet i mësova me të majtën. Në volejboll gjithmonë gjuaja me të majtën. Tenis dhe pingpong dhe bag minton gjithmonë raketat i mbaja në dorën e majtë nga shkonte edhe koka. A e dini se mësova të mbajë edhe lugën me dorën e majtë. Flija anash, jastëkun e mbaja nga e djathta (pak i lartë). Mësova të shkruaj edhe me dorën e majtë e nuk kisha më asnjë defekt. Ishte kënaqësi e madhe që nuk kisha asnjë ndryshim nga bashkëmoshatarët. Tani edhe krenohesha se muskujt më ishin zhvilluar pothuajse shumë më mirë se ata. Tani për aktivitetet e ndryshme arrita dhe më zgjodhën drejtues. Më vjen pak zor të them që fiziku im tani ishte shumë më i mirë se shumë nga ata. 

Elsa e dha fjalën për të eliminuar shpinën e rrumbullakët (Lordoza)
Në rastin kur ju fëmijë nuk merreni me lojëra si bashkëmoshatarët tuaj, kur lexoni apo shkruani me kokën shumë afër. Qëndrimi shtrirë ose ulur për një kohë të gjatë në një pozicion të keq ndikon jo mirë në kolonën tuaj. Kjo shtohet kur nuk merreni me lojra, not ekskursione pa tjetër do të keni muskulaturë të dobët. Ashtu siç e ka pasur dikur Elsa. Në të gjitha rastet e lartë përmendura formohet shpina e rrumbullakët ( londoza ). Këtu rrezikun më të madh e kanë femrat në kalimin e periudhës së pubertetit. Ata në përgjithësi afrojnë supet përpara. Prindër , mësues e më të moshuarat duhet të ndihmojnë për eliminimin e këtij fenomeni të keq. Ju e keni parë dikur Elsën me shpinën të dalë, ajo fuste gjoksin brenda ndërsa shpatullat i kishte të rëna para. Ajo nuk i donte lojërat. Edhe orën e fizkulturës e bënte pa dëshirë dhe lodhej shpejtë, bile as volejboll e basketboll nuk luante. Sa herë i bënin vërejtje, ajo skuqej, bile edhe kur i thoshin të qëndrojë drejt, të korrigjonte qëndrimin mundohej, merrte drejtqëndrimin por më kot. Sapo kalonte një kohë ajo kthehej prapë në atë pozicion. Na vinte keq. Filluam të gjithë që ta këshillonim, por prapë nuk qe e lehtë deri sa ja mbushëm mendjen se mënyra kryesore për të eliminuar defektin ishte forcimi i muskulaturës nëpërmjet ushtrimeve speciale fizkulturore. Ajo e kuptoi se ndihma që ne i afronim ishte për të mirën e saj. Ajo na falënderoi të gjithëve për ndihmën që i afronim. Ne duhet të ecim sipas parimit “secili të forcojë shëndetin”, secili të ruaj shëndetin, për veten e tij, familjen e shoqërinë. E kjo arrihet krahas të tjerave edhe me aplikimin sipas programit të kalitjes fizike. Elsa mori zhvillim shumë të mirë, ajo krahas zhvillimit fizik ecte edhe në mësime e në shoqëri. Atë tani e shihje kudo, në gjimnastikën e mëngjesit, në vrapim e sidomos mbas dite, në ekskursione, palestra, pishina e në aktivitete të ndryshme sportive. Por, njëkohësisht në orare të caktuara zhvillonte dhe ushtrimet speciale të rekomanduara nga specialisti si: Mbështetej tek muri ku prekte shpinën me sa më shumë pjesë të saj ( koke, zverk, supet, shpinën, vithet, kofshët, pulpat, thembrat e mbushej me frymë thellë disa herë, lëvizte krahët anash, lartë, para pa e shkëputur kontrollin me murin. Ulej e ngrihej duke ruajtur sa më shumë mbështetjen në mur. Këtë veprim e bënte 8-12 herë. Vendoste një peshë në kokë rreth 1,5-2 kg ( qese me rërë apo diçka tjetër ) dhe ecte, ulej e ngrihej, lëvizte krahët, nga një herë ecte edhe mbi një stol të cilët rreth 20 cm, por i gjatë rreth 1,5 m e i gjerë 40 cm për rreth 60-80 sekonda. Bënte ushtrime me shkop, duke çuar shkopin nga lartë mbi kokë prapa, duke rrotulluar shpatullat. Vendoste shkopin në supe pas qafe e bënte kthimin e trungut majtas e djathtas, bënte përkulje në të gjithë drejtimet për rreth 1-2 minuta. Bënte varje kudo, por sidomos në shpinore bënte shumë ushtrime. Varej me shpinë nga shpinorja, bënte lëvizje anësore, ngritjen e këmbëve sa më lartë, bile edhe qëndrime me këmbët lartë afër barkut e fytyrës. Këto ushtrime zgjasin 30-50 sekonda. Ajo shpesh bënte edhe urën në fillim me ndihmë pastaj vetëm qëndronte 30-40 sekonda, duke afruar edhe duart e kokën tek këmbët. Shtrihej në dysheme me shpinë vendoste diçka të ngritur tek shpatullat duke vendosur kokën e krahët në dysheme qëndrim 1-2 minuta. Shtrihej me barkë në dysheme, vendoste duart në zverk e bënte hark duke u ulur e ngritur 8-10 here bile dhe qëndrim 30 sekonda. Në pishinë apo kudo në ujë në thellësi deri në fyt ecte e vraponte e pastaj notonte stilin bretkosë dhe flutur rreth 2 minuta. Asaj iu edukua vullneti për ushtrimet dhe fitoi. Sa i donte shokët dhe shoqet, ata ndihmuan shumë që Elsa të arrinte këtu. Ajo tani është në klasën e IX –të, ta shihni se ç’trup të bukur që ka, bishtaleci i gjate tani i qëndron drejtë. Numri i saj në regjistrin e klasës është 9 dhe për koincidencë në ecurinë e sajë në çdo lëndë ka vetëm nota 10. Ajo dëshiron të ndjekë shkollën e mesme të mjeshtërisë sportive.


Sigal