Po përpiqeni të lini duhanin? Ja kërpudhat që ju vijnë në ndihmë

485
Kërpudhat ‘psilocybin’ – të njohura gjithashtu si “Kërpudhat Magjike”, njihen tashmë për një kohë të gjatë për efektet e tyre mjaft të thella. Tani, përderisa duhani është bërë një temë kryesore për një kohë të gjatë, lënia e pirjes mund të jetë gjithnjë e më e lehtë, falë këtyre kërpudhave. Një eksperiment i vogël kohët e fundit mahniti të gjithë kur demonstroi një normë të suksesit prej 80% në një grup të duhanpirësve të moshës 30-vjeçare.
Nëse shkoni në Egjipt, nëpër pothuajse gjithë muret e Egjiptit, në rreth 200 vende, ju do të gjeni imazhet e këtyre kërpudhave – kërpudha të mëdha të bardha me pika të kuqe, transmeton Lajmi.net. Madje, një libër është shkruar vetëm për këto kërpudha. Në kohët e lashta, këto kërpudha ishin përdorur qëllimisht për t’u lidhur në një vetëdije më të lartë dhe për të sjellë informacione prapa në fizik.
Aftësia e këtyre kërpudhave është dëshmuar edhe në eksperimente shkencore. Shkencëtarët kanë thënë se këto kërpudha nuk shkaktojnë lënien e duhanit, por i sjellin njerëzit në një nivel të vetëdijes, ku ata mund t’i shikojnë më pas arsyet e tyre origjinale të pirjes së duhanit, dhe në fund duke i bërë ata që mos ta dëshirojnë më atë.
Kjo në thelb është mjet shumë proaktiv për të përshpejtuar punën e funksioneve në tru që janë përgjegjëse për varësinë dhe pirjen e duhanit dhe për t’i zëvendësuar më pas ato me një nivel të ri mendor që sjellë në mendje shëndetin dhe vitalitetin tek një njeri.
Sigal