Plastika në det, rikthehet tek njeriu përmes peshkut

865
Çdo vit ne det shkarkohen 8 milione tonelata mbetje plastike ose e thene ndryshe nje kamion cdo minute. Gjendja eshte alarmante dhe OKB i shpall lufte ndotjes se deteve e oqeaneve duke nisur edhe fushaten mbi pastertine dhe sensibilizimin global Clean Seas. Objektivi eshte te eliminohen Brenda 2022 burimet kryesore te ndotjes detare qe kercenojne mbijetesen e rreth 600 lloje kafshesh. Per tu theksuar se 15% e tyre jane specie ne zhdukje. Ekosistemet oqeanike kercenohen mbi te gjitha nga mikroplastikat qe perdoren ne fushen e kozmetikes dhe nga teprica e ambalazheve me nje perdorim si shishe plastike apo qeset.
Inisiativa ambjentaliste i drejtohet qeverive, industrise dhe konsumatoreve, duke rikujtuar qe ndotja detare kercenon drejtperdrejt edhe shendetin njerezor. Kujtojme qe mikroplastikat rihyjne ne zinxhirin ushqimor nepermjet peshkut, frutave te detit dhe shpejt rikthehen ne tryezat e pjata tona.
Qellimi i kombeve te bashkuara eshte qe te nxisin nje transformim ne cdo sektor duke nisur nga zakonet e perditshme e deri tek standartet dhe poltikat per te ulur sasine e plehrave, vecanerisht plastikes njeperdorimshe.
Deri tani ka sinjale pozitive, pasi kesaj fushate i jane bashkuar 10 vende: Belgjika, Costa Rica, Franca, Grenada, Indonesia, Norvegjia, Panamaja, Santa Lucia, Sierra Leone dhe Uruguay. Indonezia ka marre impenjimin qe te reduktoje deri ne 70% mbetjet e destinuara te hidhen ne det Brenda vitit 2025. Ndersa Uruguay Brenda ketij viti do te aplikoje nje takes extra mbi qeset plastike.
Sigal